Kur kërkojmë një destinacion pushimesh në Evropë, që ofron motin e nxehtë, detin, ujërat e kristalta, natyrën dhe një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, ne përgjithësisht mendojmë menjëherë për Italinë, Ibizën apo edhe disa ishuj të Portugalisë.
Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse për pushime, falë çmimeve të lira, ujërave të kristalta, natyrës së pacënuar dhe trashëgimisë së pasur kulturore, sipas të përditshmes franceze “Journal des Femmes”.
Rajoni ka një klimë mesdhetare në bregdetin e tij dhe në brendësi një klimë kontinentale.
Ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe viti 2024 padyshim nuk do të bëjë përjashtim. Për më tepër, Shqipëria është shumë më e lirë se Kroacia, një nga destinacionet kryesore për turistët.
ARTIKULLI I PLOTË: https://www.journaldesfemmes.fr/maman/magazine/3167688-region-du-monde-attire-familles/