Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e parë të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një debat i hapur mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria, si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë Këshill.

* * *

Shkëlqesi, më lejoni ta nis duke falenderuar Shtetet e Bashkuara, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Linda Thomas Greenfield për mënyrën e shkëlqyer që kanë drejtuar punimet e Këshillit të Sigurimit gjatë muajit maj.

Do doja po kështu të falenderoja presidenten  e ICJ, gjyqtaren Donoghue, komisionerin e lartë Bachelet dhe profesorin Akande për informacionet e rëndësishme që na dhanë.

Kolegë, dallimet në opinione, mosmarrëveshjet dhe ndasitë nuk janë të pazakonta në këtë Këshill,apo më gjerë, në anëtarësinë e OBK-së, ato janë pjesë e jetës, përfshirë dhe jetën ndërkombëtare. Ato amplifikohen akoma më shumë nëse ne përqëndrohemi vetëm tek momenti i tanishëm, tek politika e përditshme dhe shqetësimet për objektiva afatshkurtra dhe interesa të ngushta.

Sërish, në themel të këtyre argumentave të qarta qëndrojnë vlerat themelore që ekzistojnë ende dhe janë ato që e bëjnë bashkë këtë bashkësi ndërkombëtare.

Këto vlera përfaqëosjnë lidhjen morale, që e bëjnë Komitetin Ndërkombëtar një bashkësi, ku shuma e përgjithshme është shumë më e madhe se pjesët e veçanta.

Këto vlera dhe norma sanksionohen në atë, çka ne e quajmë rëndom “E drejta ndërkombëtare”.

Ato shfaqin kuptimin e vërtetë dhe fuqine e tyre reale në kohë vëhstirësish, krizash dhe në konflikte e luftra.

Siç e dimë, nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Dhjetëra e miliona njerëz është dashur të vdesin përpara se të mund të zbulonim dhe pranonim parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe janë angazhuar vullnetarisht që t’i respektojnë ato. Miliona të tjerë janë sakrifikuar për ne për të pranuar përgjegjësinë tonë kolektive për të vepruar në bazë të rregullave dhe për t’i dhënë llogari kur nuk jemi në gjendje apo kur nuk kemi vullnet t’i respektojmë ato.

Sërish, vlerat tona themelore të sanksionuara në korpusin gjithmonë e më shumë në rritje të së drejtës ndërkombëtare, të së drejtës humanitare, së të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të së drejtës penale, vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive.

Të nderuar delegatë,

Të gjitha shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare duhen trajtuar me të njejtën shkallë drejtësie dhe vendosmërie sepse janë pjesë e të njejtit problem.

Siç ka thënë Martin Luther King “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo”. Ndërkohë që flasim, e theksoj nevojën për të zbatuar vlerat dhe normat e përbashkëta. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne e dimë që kur nuk ia dalim të mbajmë qëndrim të fortë dhe të përmbushim përgjegjësitë tona, kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, për drejtësinë, për dëmshpërblim dhe korrigjim, institucionet tona bëhen më të dobëta dhe besimi publik zbehet dhe zhduket.

Ne mund të ndjehemi edhe të dëshpëruar dhe të paduruar për mungesën e progresit, për mungesën e realizimit dhe me shkelësit të cilët veprojnë të lirë.

Krimet e luftës dhe krimet e njerëzimit kemi parë se si minohen shtete të tëra, si rrezikojnë paqen dhe sigurinë. Rasti i konfliktit 11 vjeçar i Sirisë është një shembull tragjik.

Duke dështuar për ta vënë përpara përgjegjësisë regjimin sirian për krime kundër popullit të vet, mund të kemi inkurajuar mizori diku tjetër.

Mostrajtimi i  shkeljeve kudo tjetër nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar askund. Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë.

Ky akt ineveritshëm ka shkelur të gjitha ato çka përfaqëson ky Këshill, vlerat, normat, ligjet që ne respektojmë dhe u detyrohemi njëri-tjetrit. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë dhe e paligjshme i ka shkaktuar dhimbje kombit të tërë ukrainas, ka sfiduar sigurinë europiane, ka tronditur ekonominë botërore dhe duke përkeqësuar sigurinë ushqimore po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz në mbarë botën.

Krime të tmerrshme që kryhen zbulohen çdo ditë dhe kjo kërkon vënie përpara përgjegjësisë.

Krimet nuk mund dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara. Shqipëria ka qenë dhe do vazhdojë të jetë në ballë të përpjekjeve për të dhënë në vend drejtësi dhe për të parandaluar krimet e mëtejshme dhe të ardhshme.

Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra dhe jo vetëm fjalë. Na duhet të themi sot më shumë se kurrë “Kurrë më” se i detyrohemi me vepra dhe jo me fjalë mijëra viktimave të genocidit në Srebrenicë, Ruanda dhe Darfur, ua detyrojmë të gjithëve atyre që kanë vuajtur mizori masakra dhe krime kundër njerëzimit. U detyrohemi fytyrave të panumërta të heshtura, të cilat shpesh janë viktima të pafalshme të krimeve seksuale si 20mijë gratë e dhunuara në mënyrë çnjerëëzore gjatë spastrimit etnik në Kosovë në ’98-’99.

Ua detyrojmë, jetëve të shkkatërruara të miliona fëmijëve të cilëve u është vjedhur e ardhmja nga agresorët. Kjo është arsyeja pse ka rëndësi thelbësore që të qendrojmë në mënyrë të vendosur e të përpiqemi të mohojmë, të relativizojmë kontekstin e këtyre veprimeve të tmerrshme. Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i genocidit dhe thirrjeve për violencë, këto thirrje duhet të dënohen pa asnjë hezitim.

Ua detyrojmë në fakt fëmijëve tanë. Ua detyrojmë fëmijëve të botës. Llogaridhënia sjell përgjegjësi. Përgjegjësia sjell veprim. Veprimi përforcon drejtësinë dhe drejtësia kontribuon në paqe. Pa këtë drejtësi dhe llogaridhënie efektive, normat dhe vlerat e përbashkëta do të shuhen. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë. Ato duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Slobodan Millosheviç, si Charles Taylor, sepse ata jo vetëm e vunë veten mbi ligjin, por jashtë ligjësisë më bazë të njerëzimit. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet në histori.

Drejtësia, kjo bashkëshoqëruese e domosdoshme e drejtësisë duhet të mbizotërojë në emër të të gjithëve ne si qënie njerëzore.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.