Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën zyrtare në Izrael, me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid u prit sot në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit Miki Levi, me të cilin diskutuan mes të tjerash mbi perspektivën e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, me theks të veçantë, shkëmbimin e eksperiencave në fusha ku Izraeli ka tashmë përvojë të konsoliduar, si siguria kibernetike, turizmi, bujqësia, etj.

Kryeministri Rama u takua sot edhe me liderin e opozitës së Izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin vlerësuan bashkëpunimin gjithnjë të frytshëm mes qeverive në të kaluarën, si dhe vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për të forcuar këtë bashkëpunim me drejtuesit aktualë të qeverisë. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.