Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Njё Sallon dedikuar artistёve tё rinj bashkëkohorë shqiptarë u hap sot nё mbrёmje nё galerinё e ekspozitave tё Muzeut Historik Kombёtar nё Tiranё. Njё prej vizitorёve tё parё ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishёm nё çeljen e Sallonit pёr artёdashёsit.

Hapja e kёtij Salloni vjen si bashkёpunim i Ministrisё sё Kulturёs me Ambasadёn e Francёs nё Shqipёri.

Kryeministri ndoqi me interes punimet e 13 artistëve tё rinj, tё përzgjedhur nga një juri e pёrbёrё nga emra tё artit francezë. Punimet qё shtrihen nga piktura, vizitami, instalacionet tek video dhe filmi.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.