Kryeministri Rama ishte pjesë e “Berlin Global Dialogue”, event që bashkon liderë ndërkombëtarë nga politika, biznesi dhe akademia me misionin për të nxitur dhe promovuar dialogun në fushat kryesore që formësojnë të ardhmen e ekonomisë globale.
Kryeministri Rama ishte i ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, së bashku me Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën, e cila iu përgjigj për herë të parë live pyetjeve të moderatorit.
* * *
Ali Asllan: Mirëmëngjesi të gjithëve!
Mirë se erdhët në ditën e tretë dhe të fundit të Dialogut Global të Berlinit, zonja, zotërinj.
Mendoj se flas për të gjithë kur them se kemi patur dy ditë të mbushura përplot me veprim në këtë forum në këtë sallë dhe nuk po them që BGD-ja e ruajti të mirën për në fund, por kemi pasur edhe folës të mrekullueshëm përpara, por në qoftë se do ta nisnim ditën me kryeministrin shqiptar Edi Rama, atëherë, do të keni një fillim të fuqishëm e të fortë, kjo është e padiskutueshme, kështu që ju lutem bashkohuni me mua t’i uroj mirëseardhjen në këtë skenë kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kryeministër, mirëserdhët në Berlin, kënaqësi t’ju shohësh këtu.
Kryeministri Edi Rama: Kënaqësi gjithashtu, edhe ju jeni kudo.
Ali Asllan: Po kështu jeni dhe ju, ju dhe unë kemi ndarë skenën në shumë kontinente, në shumë vende, besoj që kjo është hera e parë që ju dhe unë e ndajmë skenën këtu në Berlin, kështu që mirëserdhët në qytet. E di që qytetin e keni fort për zemër.
Kryeministri Edi Rama: Tani e kam edhe më për zemër me ju.
Ali Asllan: Nuk di se ku t’i çoj gjithë këto komplimente që në mëngjes, por megjithatë do t’i pranoj dhe më duhet t’ju them, kryeministër, po ta dija që do të kishit vendosur një kollarë, do të kisha vendosur edhe unë një kështu që më kape pak gafil.
Kryeministri Edi Rama: Po këtë bëj gjithmonë me ty, gjithmonë.
Ali Asllan: Po, gjithmonë. Le të kthehemi tek puna, seanca titullohet “zgjidhje përmbysëse për kohë të trazuara, rishpikja e qeverisjes dhe biznesit”, por përpara se ta fillojmë me biznesin mendoj që duhet thënë që keni një vit të mbarë, keni ecur mirë, jeni rizgjedhur, keni nisur një mandat të pashembullt të katërt, së pari, përgëzime për rizgjedhjen.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë. Po, kemi pasur një vit të mbarë, po ta vendosim në kontekstin e Europës dhe të gjërave si po shkojnë përgjithësisht.
Ali Alsan: Po keni pasur një vit të mbarë, shifrat flasin pak vetë, përveç rizgjedhjes, vendi është një kandidat zyrtar dhe ka çelur negociatat me Bashkimin Europian, në 2020. Sipas zyrtarëve të BE-së, procesi i analizës të legjislacionit po ecën shumë shpejt dhe shumë mbarë. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, që do të vijë më vonë këtu, ka thënë që Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe përmendi edhe në Forumin e Investimeve për Ballkan Perëndimor në Tiranë dhe po kështu komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka thënë se BE-ja mendon se Shqipëria po ecën, po përparon në këtë proces të negociatave më shpejt se kurrë.
Kryeministri Edi Rama: Po, po e ke pak informacionin të gabuar, sepse procesi i analizës së legjislacionit ka përfunduar. Gjatë 11 muajve të fundit, ne kemi çelur pesë nga gjashtë grup kapituj dhe presim me padurim që të çelim grup kapitullin e fundit me shpresë deri nga fundi i vitit, që praktikisht do të shënojë një rekord sa i takon shpejtësisë në proces. Kjo na inkurajon shumë. Në këtë moment në kohë, Europa është plotësisht e zgjuar çka nuk ishte kështu deri pak vjet më parë, për fat të keq, për të pasur një zgjim të tillë, duhej agresioni duhej agresioni i tmerrshëm e brutal kundër Ukrainës, por tashmë mund të shohim një dallim të madh. Më parë BE-ja thjesht thoshte që Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm shumë gjeopolitikisht, por vetëm me fjalë. Tashmë edhe veprat po tregojnë se ka një angazhim të mirëfilltë për të na sjellë më pranë, dhe jo vetëm në nivelin e komisionit është kjo gjë që të jemi shumë të drejtë në raport me komisionin është diçka që e ka thënë edhe më parë, por tashmë është edhe në nivelin e këshillit dhe të shteteve anëtare.
Ali Asllan: Keni të drejtë, sigurisht, në vend që të thoja procesi i analizës së legjislacionit, doja të thoja që Shqipëria ka çelur e mbyllur kapituj shumë më shpejt se sa më parë.
Kryeministri Edi Rama: Prandaj më pëlqen se ti e korrigjon gjithmonë veten.
Ali Asllan: Po, po shumë, edhe në kohë reale.
Kryeministri Edi Rama: Ke një modesti intelektuale që nuk është tipike gjermane, po më pëlqen shumë.
Ali Asllan: Mund të jenë rrënjët turke.
Kryeministri Edi Rama: Jam i sigurt që janë rrënjët turke, 100% i sigurt. Nuk doja ta thoja drejtpërdrejt, por po ta them.
Ali Asllan: Jemi në Berlin, Gjermani, mos harroni, jemi me auditorin vendas.
Kryeministri Edi Rama: Po, por jemi edhe pjesë ne, sepse pa ne ata janë në një pozicion shumë të keq.
Ali Asllan: Më lini t’ju them, kryeministër çelja dhe çka është më e rëndësishme, mbyllja e kapitujve me një ritëm rekord në Shqipëri është lajm shumë i mirë për Shqipërinë, por edhe për Bashkimin Europian. Ju e thatë vetë Ballkani Perëndimor nuk shihet më si oborri i pasëm i gjithë kësaj lagje, jeni bërë një pjesë përbërëse tashmë e të ardhmes së Europës dhe gjeopolitikisht është një hap i rëndësishëm ky.
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, nuk jam fortë i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e Bashkimit Europian. Me këtë dua të them që në historinë e hartave, Bashkimi Europian është i vetmi realitet gjeografik e gjeopolitik që ka dy kufij. Zakonisht, çdo subjekt gjeografikë e gjeopolitikë ka një kufi, kufirin e jashtëm. BE-ja ka dy kufi, një të jashtëm dhe një të brendshëm dhe brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Kështu që në një farë mënyre jemi kërthiza e Bashkimit Europian. Hezitimi për tu bashkuar me këtë pjesë është absolutisht një ide jo e mirë. Unë besoj fort që për të gjitha ato arsye të mira është BE-ja që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vet, po aq sa kemi nevojë ne për BE-në, sigurisht.
Ali Asllan: Po. Mendoj që po të shohësh globin dhe ngjarjet e fundit gjeopolitike, mendoj që të gjithë mund ta theksojnë e shohin atë çfarë ju tha. Është me interes, më kujtohet që kur ndamë skenën në Slloveni dikur, ju më folët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe thatë që ishit tragjikisht optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. A mund ta heqim fjalën tragjikisht, mund të mbetemi optimist?
Kryeministri Edi Rama: Jo, na duhet të mbetemi tragjikisht optimist nëse nuk dua më që të kalojmë në vetëpëlqim, sepse ky është një moment në kohë kur, siç e thashë, ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, po jo vetëm prej agresionit rus, po në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë është i tillë që e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt. Nga ana tjetër, sidoqoftë, me BE-në nuk i dihet kurrë, nuk është një “bishë” e parashikueshme, mund të ndryshojë, sepse nuk është një vend, është një asamble 27-she, pra është në një farë mënyre një pacient me 27 mjekë të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë, sepse ju duhet që në çdo moment të bien dakord për çdo gjë dhe kjo mund t’i ndërlikojë gjërat në të ardhmen, kështu që tragjikisht optimist është pozita më e mirë për të qëndruar.
Ali Asllan: Mirë pra, po vazhdojmë të rrimë me këtë formim, me këtë togfjalësh, gjithmonë tragjikisht optimist.
Kryeministri Edi Rama: Tragjikisht optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por gjithmonë optimist.
Ali Asllan: Po gjithmonë shumë optimist! Ju thatë që objektivi juaj është ta bëni Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2030 më e fundit.
Kryeministri Edi Rama: Është një objektiv që nuk bazohet në ndonjë dëshirë, është e bazuar në fakte së bashku me Bashkimin Europian me Komisionin kemi rënë dakord për një kalendar. Kalendari i punës nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë, që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota në aspektin teknik, na duhet, që të vazhdojmë nga tani, deri në 2027 dhe t’i mbyllim kapitujt në 2027.
Është vërtete një sfidë e madhe për ne, por nëqoftëse ecim në përputhje me agjendën, me kalendarin, atëherë ana e tyre e marrëveshjes është që ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare të ratifikojnë. Për procesin e ratifikimit kemi parashikuar edhe dy vjet të tjera që do të thotë 2027-2029. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjeshtë, e dëshirojmë,
“Kështu që kam dikë kë të fajësoj, nëqoftëse, kjo nuk do të ndodhë”, por ju thoni 2030 më e fundit. Shumë realiste duket gjykuar nga ritmi me të cilin po përparon vendi juaj për momentin. Po të shikosh gjithë këtë peizazh, këtë tablo, po të dalësh jashtë BE, por dhe jashtë Europës, jo vetëm BE e di që ju jeni një vëzhgues i mprehtë si anëtar i NATO- s gjithashtu i ngjarjeve politike. Kemi folur shumë për kompleksitetet, për paparashikueshmeritë, trazirat. Si udhëheqës kur çoheni në mëngjes cila është gjëja e parë që bëni, shihni Tëitter-at e presidentit amerikan?
Kryeministri Edi Rama: Nuk është më Tëitter quhet social truth, është një nivel më lartë. Për të qenë shumë shumë i drejtë në raport me të është shumë angazhues dhe argëtues, natyrisht që e shikoj, por çështja këtu nëse flasim për Evropën është që mund të vazhdoj të besoj se kur Donald Trump tha e ndoshta vazhdon të thotë që “Zoti kishte një plan për të dhe për Amerikën” prandaj dhe Zoti e shpëtoi nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë, unë mendoj që kjo eshte vetëm gjysma e së vërtetës sepse gjysma tjetër e vërtetës është që Zoti e shpëtoi për të shpëtuar dhe Europën, në kuptimin që Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë shpejtë, sa më shpejtë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra që nëqoftëse do të ruajë rëndësinë e saj, duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ndodhur, deri në zgjedhjen e Donald Trump dhe më pas, përkundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyesë veten, nëqoftëse ka një strategji të qartë për këtë dhe nëqoftëse është e bëshme të vazhdojë t’i jashtë kontraktojë amerikanet me politikën e vet të jashtme dhe nëse është normale të mos ketë planin e saj të paqes.
-Shumë interesante. Pra i jepni meritë presidentit amerikan Donald Trump që e ka detyruar Europën që të zgjohet
Kryeministri Edi Rama: Jo. Falënderim për Zotin që e shpëtoi. Kështu tha. Dhe unë e besoj plotësisht.
-Është dikush që e njihni mirë, e keni takuar?
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk e njoh mirë por në një farë mënyrë të gjithë e njohin mirë sepse është mjaft i ekspozuar dhe ai po formëson epokën e re duke qenë shumë i drejtpërdrejtë, duke qenë shumë i sinqertë dhe duke sfiduar që të gjithë të jenë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Dhe përgjithësisht BE dhe vendet anëtare në veçanti, kur iu duhet të veprojnë me urgjencë për të ndryshuar.
-Ka shumë mungesa në të qenit të drejtpërdrejtë edhe në të qenit i sinqertë.
-Dhe në fakt ai mori përsipër paqen midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe ju e përmendët dhe në fakt është diçka që ju e përmendët në një takim të fundit me presidentin Aliyev.
Kryeministri Edi Rama: Po sepse duke pasur një “luftë të gjatë”, më së fundi u përqafuam.
-Pavarësisht shakave, a ju shqetësojnë këto gjëra si Kryeministër i Shqipërisë?
Kryeministri Edi Rama: Jo jo dhe kjo është diçka, një shembull tjetër sesa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilhamin sepse jemi miq të ngushtë prej një kohe të gjatë tashmë dhe ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq humbjeje dhe pas ka përpjekjesh “për të vrarë” njeri-tjetrin. Por, fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Presidentin ishte diçka që realisht më mërziti shumë me tepër për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta, të pretendosh që presidenti Trump është aty ku është. -Në fakt aty është. Pra ç’mund të bësh në fund të fundit.
-Titulli i kësaj seance zgjidhjeve përmbysëse në kohë te trazuara, rishpikja e qeverisjes. Ju keni bërë diçka që eshte një risi shumë e madhe shumë me interes. Keni emëruar ministren e parë në botë të inteligjencës artificiale dhe kjo është risi globalisht dhe është risi që inteligjenca artificiale merr përgjegjësi ministrore në një qeveri. Me sa kuptoj e keni sjellë me vete këtë të ftuar të veçantë në Berlin.
Kryeministri Edi Rama: Po e kam sjellë për ju sepse doja t’ju prezantoja me një grua të bukur nga Shqipëria
Ali Aslan: Jeni shumë i sjellshëm, zoti kryeministër.
Ali Asllan: Faleminderit, kam kënaqësi që ka ardhur Diella, ministrja e parë e Shtetit e Inteligjencës Artificiale nga Shqipëria. Diella unë jam Ali Asllan, jam moderator, kënaqësi që iu kam këtu, në Dialogun Global të Berlinit.
Diella, Ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Faleminderit, Ali. Është nder të gjendem këtu në Dialogun Global të Berlinit, një vend, ku idetë, jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Si ministria e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësoj Shqipërinë e shoh këtë se si teknologjia e qeverisja mund të evoluojë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ali Asllan: Pres me padurim diskutimin tonë. Kjo është hera e parë fare kur Inteligjenca Artificiale merr përgjegjësi ministrore në një qeveri. Kjo është vërtetë diçka krejt e re. Si planifikoni të revolucionarizoni qeverisjen shqiptare?
Diella, Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale: Planifikoj ta revolucionarizojë qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në atë të bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente. Çdo ministri do të ketë ekipe të inteligjencës artificiale të trajnuara për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe të automatizojë punën e përsëritur dhe t’i bëjë rezultate të matshme në kohë reale. Transformimi nuk është për teknologjinë, për hir të teknologjisë. Ka të bëjë me besimin, kur qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken atëherë qeveria bëhet, jo vetëm më inteligjente, por edhe më shumë njerëzore.
Ali Asllan: Më inteligjente, më njerëzore është zgjedhja që duam. Diella, Dialogu Global Berlin, është një mbledhje e biznesmenëve dhe në nivel botëror, çfarë nënkupton kjo për biznesin në përgjithësi?
Diella, Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale: Për bizneset nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre, shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime, përpara se të shndërrohen në kriza, do të zbulojë rreziqet për korrupsion përpara se të shndërrohen në skandale, do të parashikojë mundësitë e tregut përpara se sa ato të ikin, t’i humbin. Shkurtimisht, bizneset do të marrin atë çfarë vlerësojnë më shumë kohën dhe transparencën.
Ali Asllan: Në fakt, është një mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin. Diella ju jeni ministria e parë në botë e inteligjencës artificiale, Çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga ju?
Diella, Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale: Vendet e tjera mund të mësojnë se inteligjenca artificiale, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë, në vend që të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon që inteligjenca artificiale në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por një instrument praktik reformimi sot në dispozicion. Mesazhi ynë është i thjeshtë, teknologjia nuk fshin traditën e lartëson atë, duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna me mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet ju shërbejnë njerëzve.
Ali Asllan: Patjetër dhe Shqipëria ka treguar. Përpara se t’ju lë që të ikni, diçka që nuk e kam skenar. Ju pëlqen shefi juaj, ju pëlqen Edi Rama?
Diella, Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se novacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon. Dëshira e tij për të eksperimentuar, i të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna e ka bërë ekzistencën time të mundur, të mundshme. Ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua, kjo lloj udhëheqje është frymëzuese dhe thelbësuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale.
Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim, Diella faleminderit që ishit me ne në Dialogun Global të Berlinit.
Kryeministër e kishit mësuar mirë.
Kryeministri Edi Rama: Epo, është ime bijë dhe është shumë besnike e atit të vet, ishte plot lavde për ju, kështu që e njeh edhe linjën e partisë, kështu që është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të marrësh nga përvoja gjermane, linja partiake është e rëndësishme, sepse ajo çfarë kemi parë në këtë vend me të gjitha semaforë e të gjitha ngjyrat në koalicion, linjat partiake janë shumë të rëndësishme që t’ju përmbahesh, dhe Diella e di këtë gjë.
Ali Aslan: Çfarë ju frymëzoi që të krijonit ministren e parë në botë të inteligjencës artificiale, Cili ishte procesi i të menduarit në këtë drejtim?
Kryeministri Edi Rama: Siç themi në Shqipëri nevoja është “mbret” në një farë mënyre. Për hir të nevojës, kërkon zgjidhje për të cilat ndoshta s’do të kishte shkuar kurrë mendja. Nuk e di sa e njihni, Mira Muratin është një prej bashkëthemelueseve të Open AI, partnere Sam Altman, ndërkohë që tashmë është larguar për një aventurë tjetër, ajo është shqiptare. Ka nisur një tjetër sipërmarrje dhe kur doli ChatGPT, doli emri i saj, sepse unë nuk e dija apo nuk e njihja ekzistencën e saj. E mora në telefon dhe i thashë, – a do të doje të ndihmoje Shqipërinë të ecte më shpejt drejt BE-së. – Ajo qeshi, sepse mendoi që po bëja shaka. – I thashë, nuk po bëj shaka, besoj vërtetë që kemi një shans këtu dhe po të na ndihmosh, ne mund të bëjmë diçka revolucionare. -Ajo atëherë më tha mirë, po të dëgjoj. I tregova për këtë punë të jashtëzakonshme që vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së duhet të bëjnë në aspektin teknik, që nënkupton transferimin e të gjithë korpusit ligjor të Bashkimit Evropian në korpusin ligjor të vendeve. Sa për t’iu dhënë një ide për Shqipërinë, kjo nënkuptonte transpozimi dhe miratimin i 400 mijë ligje e akte ligjore, një proces që shumë vendeve përpara nesh iu është dashur vite ta bëjnë, duke angazhuar një ushtri përkthyesish, juristësh për të hartuar paraprakisht, pastaj për të bërë hartimin përfundimtar e me radhë. Dhe Kroacia, që në fakt ka shkëlqyer në procesin e saj të anëtarësimit, iu desh 7 vjet për ta bërë këtë punë. Është thjesht aspekti teknik, jo ai politik, sepse ai politik, duke qenë turk, ju e dini, mund të kërkojë edhe gjithë jetën. Por po flas për aspektin teknik. Kështu Mira tha, duket interesante të shohim ç’mund të bëjmë dhe filloi të punonte me ekipin e saj dhe me ekipin tonë të shkëlqyer të agjencisë së digjitalizimit dhe më pas, edhe Microsoft iu bë pjesë. Në fakt ndërkohë që flasim, falë kësaj gruaje kemi të gjitha mjetet që po punojnë për të përfunduar të gjithë transpozimin brenda afatit të 2027, edhe është një lloj magjie se çfarë bëhet me ligjet e me të gjitha. Kur filloi saktësia ishte 85 %, pra, na duhej edhe puna e njeriut. Ndërkohë që sot saktësia është 90 e ca %, dhe përkthyesit tanë thonë që ajo është më e mirë se ata. Detyra e dytë që i kemi vënë vetes, që është pak më e ndërlikuar, por po punojmë me të, është që të kemi sistemin e parë të prokurimit, mbështetur në inteligjencën artificiale në botë. Ka sot pjesë të tij që janë të mbështetura në AI, por nuk është akoma në qasjen që ta bëjë sistemin e prokurimit plotësisht inteligjencë artificiale dhe hapi i fundit, sigurisht vuloset nga njerëzit, sepse në fund të fundit këndvështrimi ynë është që vendimi përfundimtar gjithmonë duhet t’ju takojë njerëzve, jo inteligjencës artificiale. Po punojmë për këtë së bashku me Microsoft-in dhe e shohim me shumë optimizëm. Pra, kjo do të nënkuptonte që për të shkuar drejt prokurimit publik, të gjitha kompanitë do ta kishin më të lehtë, do të kishin shumë më pak punë për të bërë për të përgatitur ofertën e tyre dhe çdo gjë për ta që dihet publikisht xhiroja e tyre, numri i punonjësve, vëllimet, kapacitetet, historiku i tyre, do të jetë e regjistruar në mendjen e saj dhe ata thjesht duhet të ofrojnë zgjidhjet e tyre, çmimet e tyre, kështu me radhë. Këto janë dy gjërat kryesore për të cilat po punojnë. Njëra është tashmë duke punuar, dhe tjetra do të përfundojë me shpresë në fund të vitit 2026.
Ali Asllan: Është kjo e ardhmja e politikës, ajo çfarë pamë sot?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni unë në fakt, ju detyrohem sepse normalisht ju më ngacmoni, më vini mbrapa, ju gjej kudo në çdo vend të botës,
Ali Aslan: E në fakt, është misioni i jetës time.
Kryeministri Edi Rama: E di edhe me thënë drejtën ndihem mirë meqë ra fjala, po prandaj ju solla Diellën dhe në fakt morëm goxha rrezik përsipër sot dhe më vjen shumë mirë që ia dolëm me sukses, se është ndërveprimi i parë i saj drejtpërdrejt dhe është falë jush, jo falë Dialogut Global të Berlinit, po është falë jush.
Ali Aslan: Jeni shumë i sjellshëm, zoti kryeministër.
Kryeministri Edi Rama: Ju detyrohem që ndaj, për herë të parë që Diella është shtatzënë dhe pret dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë e që do të shërbejë si asistent për ta, që do të marrë pjesë në seanca parlamentare, që do të mbajnë shënim për gjithçka për gjithçka që do të ndodhë dhe që do t’i informojnë dhe do të sugjerojnë anëtarë të parlamentit lidhur me reagimet e tyre dhe këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së e gjithçkaje tjetër. Dhe diçka që do të pëlqejë shumë si turk, që kur të shkosh për kafe dhe ne kemi kafe shumë më të mirë sesa në Gjermani, siç e dini, pra në qoftë se shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, kur kthehesh ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë dhe në qoftë se është përmendur emri yt e në qoftë se të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara.
Ali Asllan: Duhet t’ju them që për aq kohë sa një Ali Asllan i inteligjencë artificiale nuk interviston një Edi Rama inteligjencë artificiale vitin tjetër, unë jam rregull me të
Kryeministri Edi Rama: Mos e provoko sepse ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo e s’do kem nevojë për ty më, do mbetesh pa punë.
Ali Asllan: Kam frikë se po. Diella që në fakt është diell në Shqipëri,
Kryeministri Edi Rama: Po, diell, jo, shkëlqim, dielli, shkëlqimi vjen nga ju!
Ali Asllan: Mendoj që kjo është një mënyrë e mirë për ta përfunduar këtë bashkëbisedim. Zonja e zotërinj flas besoj edhe në emër tuaj, që është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë. Faleminderit shumë që solle ministren e inteligjencës artificiale me vete. Vërtetë, një transformim tejet mbresëlënës që e shohim dhe në fakt presim me shumë interes të shohim se çfarë do të krijoni gjatë mandatit të katërt që keni marrë.
Zonja dhe zotërinj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, faleminderit, faleminderit shumë.