Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e Euronews 2026 në Bruksel, ku ishte pjesë e një prej paneleve të diskutimit për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë për të konsoliduar pozicionin e saj si lider rajonal në këtë sektor.
***
– Kryeministër, për ta nisur, një pyetje drejt e në temë. Pse duhet që dikush të vizitojë Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama: Pse duhet që dikush të vijë të vizitojë Shqipërinë? Pse? Se të gjithë po vizitojnë Shqipërinë?
-Që për ta shtjelluar nënkupton çfarë ju bën ndryshe?
Kryeministri Edi Rama: Që do të thotë nëqoftëse nuk viziton Shqipërinë atëherë je nga të paktët që nuk vizitojnë Shqipërinë.
-Lidhur me këtë ka një logjik për pyetjen time.
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk ka një logjik për pyetjen tënde
-Ta garantoj, ka. Arsyeja është që edhe fqinjët tuaj janë në këtë treg dhe ka një konkurrencë mjaft të ashpër në mbarë Europën. Çfarë ju bën juve më konkurrent?
Kryeministri Edi Rama: Po fqinjët e kanë bërë para nesh. Tashmë ka ardhur radha ta bëjmë ne. Më së fundi jemi në një situatë kryekëput ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtet përveç stereotipive që na kanë përndjekur për një kohë të gjatë.
– A ka një treg të veçantë që synoni, a keni një ide të një klientele të caktuar që keni se thoni që fqinjët kanë bërë shumë, natyrisht. Ka shembuj që e kanë bërë me sukses, Kroacia është një shembull. Cili është rrugëtimi juaj?
Kryeministri Edi Rama: Po e kanë bërë sepse e kanë nisur kohë më parë. Mos harroni që vijë nga histori krejt të ndryshme. Kur Kroacia ishte destinacion për shumë europianë, ne ishim vendi më i izoluar në Europë ishim Koreja e Veriut e Europës. Nga ana tjetër siç e përmenda jo vetëm kaq, por pasi dolëm nga ai ferr u përballëm me stereotipe shumë shqetësuese. Tashmë ka ardhur radha jonë. Cili është synimi ynë? Bota!
-Po si keni vendosur që të ecni përpara me të. Po ua bëj këtë pyetje se unë vet jam spanjolle dhe kam parë në vetë të parë ndikimin e jashtëzakonshëm transformues që ka pasur turizmi por po kështu në këto vende ka patur një treg që kanë synuar, kanë pasur një ide që kanë dashur t’i reklamojnë botës. Cila është ideja për Shqipërinë se natyrisht e kuptoj Shqipëria është shumë e bukur dhe ne kemi target botën por cili është plani?
Kryeministri Edi Rama: Ka patjetër një plan, ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar nga e gjithë kjo beteje është që në fund të fundit për të ndryshuar emrin duhet të ndryshosh vetveten dhe kjo është ajo çfarë po bëjmë. Është një prej vendeve më të sigurta në Europë, është një vend ku cilësia e diellit është shumë më e lartë se e Brukselit. Kemi ushqim jashtëzakonisht të shijshëm, kemi njerëz shumë mikpritës dhe në një hapësirë mjaft të vogël brenda atij perimetrit tonë 28 mijë kilometra katror, kemi dy dete, 9 lumenj, kemi të gjitha llojet e maleve të mrekullueshme ndaj ka kaq shumë larmi saqë brenda një jave mund të përjetosh kaq shumë gjëra dhe kjo është ajo çfarë njerëzit po duan gjithmonë e më shumë dhe meqë ra fjala jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që po mbërrijnë dhe që duan të kthehen.
-Meqë po flasim për shifrat, c ‘lloj klientele shihni, janë më shumë europianë që thënë Shqipëria nuk është shumë larg kështu që do të bëj diçka krejt ndryshe apo janë amerikanët?
Kryeministri Edi Rama: Siç ju thashë, objektivi ynë është bota. Pse? Sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Për shembull, kur nisëm këtë udhëtim transformues numëronim 2 milionë turistë dhe kjo shifër përfshinte dhe zyrtarët që bënin numërimin sepse për çdo shqiptar që dilte e hynte në vend shënohej apo ishte pjesë e kësaj shifre. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Ndaj 2 milionë përfshi dhe shqiptarët që hynin e dilnin nga kufiri. Ndërkohë që vitin e kaluar përfunduam me afro 12 milionë të huaj, mes tyre jo vetëm europianë por japonezë, amerikanë, amerikano latin, australian, kinez, izraelitë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Është një turmë shumë e larmishme.
-Kur shohim disa nga vendndodhjet kryesore të turizmit në Europë, një nga gjërat që kanë bërë më parë është infrastruktura. Unë besoj që ju nuk keni një rrjet shumë të miër.
Kryeministri Edi Rama: Pse thoni që nuk keni një rrjedh shumë të mirë, nuk ke ardhur asnjëherë në Shqipëri
-Jo nuk e thashë.
Kryeministri Edi Rama: Po sapo e the
-Ajo çfarë po them është që për të pasur apo për tu kujdesuar për më shumë vizitorë a keni të planifikuar infrastrukturën, lehtësirat që mund të ofrohen?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë, sigurisht. Në Bruksel infrastrukturë është më e mirë por është më mirë të vish në Shqipëri me një infrastrukturë më pak të mirë sesa të vish në Bruksel me një infrastrukturë më të mirë, varet se çfarë kërkon. Nga ana tjetër, kemi një aeroport që për të pestin apo të gjashtin vit është aeroport me rritjen më të shpejtë në Europë. Dhe me gjithë respektin për fqinjët tanë i kemi lënë pas për të pestin e të gjashtin vit, jo në shifra relative, por absolute. Kemi lënë pas aeroportin e Beogradit me disa milionë përpara dhe flasim për aeroportin e Beogradit që ka qenë një aeroport i madh rajonal në kohën kur ne ishim një aeroport i vogël dhe kur terminali ishte më i vogël sesa vendi ku jemi tani dhe s’po e ekzagjeroj. Tani do të hapim së shpejti një aeroport të ri në Vlorë. Po punojmë për një aeroport të tretë në jug që do të jetë sezonal, ndërkohë që një i katërt është në zonën malore por nuk po funksionon akoma siç do donim pra ka porte të reja turistike dhe po pres se e dinë që do të vini, por mos harroni që ne do të kemi dhe një aeroport për flamengot.
– Do arrijmë dhe te kjo pikë
Kryeministri Edi Rama: Edhe gazetarët!
– Pyetja ime se ka një pyetje këtu. Ju thoni që do të hapni sa aeroporte, një sezonal, një që nuk funksionon si duhet por duhet të jetë funksional. Për ata që investojnë këtu cili është udhërrëfyesi afat mesëm që të thuash që mund të vijnë 1 milionë njerëz për shembull me siguri, cili është plani?
Kryeministri Edi Rama: Ju e dini që Shqipëria është vendi i shqiponjave. Nëqoftëse shqiponjat mund të fluturojnë të sigurt, njerëzit mund të fluturojnë të sigurtë.
-Po por ka trafik shumë të ngjeshur në shumë prej këtyre aeroporteve. Çështja e aeroporteve nuk është kaq e lehtë
Kryeministri Edi Rama: Në Bruksel e ke fjalën?
– Kudo.
Kryeministri Edi Rama: Në Shqipëri kemi një aeroport mbresëlënës që funksionon në çdo orë të ditës dhe brenda një nga ditët e gushtit nëqoftëse nuk e kam gabim arriti në 329 fluturime brenda 24 orëve sa për tju dhënë një ide, e kuponi.
-Shumë qartësisht. Por duke parë një periudhë afatmesme. Po them nëse doni të zgjeroni aktivitetin dhe kur u takuam në Malin e Zi vitin e kaluar diçka që u tha për rajonin u tha që duhet të ndërtoni më shumë aeroporte, duhet të lehtësoni për njerëzit që të shkojnë në vende të ndryshme dhe që të kenë infrastrukturë. Duke parë këtë infrastrukturë si e shihni vetëm që ta zhvilloni këtë infrastrukturë se çdo kompani këtu e kërkon një gjë të tillë.
Kryeministri Edi Rama: Siç thashë dhe këtë kam ardhur dhe ua them dhe kompanive që ndërkohë që jemi të vetëdijshëm edhe për, po themi, ato anët jo fort pozitive sepse ndryshe nga shumica e politikanëve unë jam shumë i lumtur të flas edhe për anët jo të mira, jo vetëm për anët e mira, por anët jo të mira që janë reale , jo ato për të cilat mendojnë gazetarët që nuk janë reale. Një prej anëve jo të mira të kësaj është që duke pasur një turizëm që zhvillohet apo ndërtohet mbi turistin me të ardhura të ulëta, të mesme rrezikojmë që të kemi një vend që i nënshtrohet një trysnie shumë të madhe mbi infrastrukturën, mbi natyrën e vet, mbi shërbimet e veta dhe rrezikojmë që të mos marrim mbrapsht atë çfarë mundemi. Ndërkohë që po të investojmë në turizmin që ndërtohet mbi të ardhurat e larta, pra turizmi luksoz, ne ulim trysninë mbi vendin dhe marrim më shumë mbrapsht, kështu që kjo është arsyeja pse po investojmë edhe për të marrë për të sjellë investues që sjellin turizmin më luksoz. Thënë kjo, kemi tanimë çdo markë hoteliere të interesuar. 10 vjet më parë ishte e pamundur. 10 vjet më parë hotelet me 5 yje, ose 5 yjet ishin thjesht të dizenjuara në zyrat e vendasve dhe i vendosnin kuturu. Tashmë është një histori krejt ndryshe. Në projektin e madh që presim ta çojmë përpara me vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe me projektimin ka një sërë markash të mëdha që janë gati të vijnë dhe kanë nënshkruar. Është ‘’AMAN’’, është ‘Ëaldorf Astoria, është ‘Cheval Blanc, është “Atlantis’’ që do të jetë Atlantisi i parë në kontinentin tonë që do të vijë në Shqipëri.
– Për tu kthyer tek ajo që thatë, që ka anë pozitive por edhe negative. Për ta nisur bisedën ose për të shkuar tek fillimi i bisedës, kë po synoni, se kjo është pyetja. Ka vende evropiane që kanë vendosur dhe ka qenë strategjia e tyre që dua të rris shifrat e turistëve dhe këtë dua të bëj, kjo ka qënë Spanja në vitet 60-70. dua shifrat që të rriten.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, kjo ka kuptim. Ke nevojë për shifrat, për numra sepse ke nevojë për ambasador. Kur dikush ju ka pasur si objektiv prej shumë vitesh, kur dikush i ka parë si një vend ku opsioni më i mirë është të të vjedhin, kur gjithçka shkon keq, korrupsion, krim, pasiguri, është gjithçka që merr, atëherë sigurisht që të duhet të përçosh një mesazh tjetër, mesazhin që ky vend nuk është ai për të cilin dëgjoni. Për shembull, Shqipëria është vendi me normën më të ulët të vjedhjeve në Evropë, Britania është në vend të parë. Ja pse britanikët thonë se për shkak të shqiptarëve që erdhën tek ne, po historia në fakt është krejt ndryshe.
Ky turist pra përçon mesazhin, ajo çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit që ishte krijuar e që godiste gjithmonë si gropa e zezë e Evropës. Pa gjejeni, nuk jemi gropa e zezë e Evropës. Jemi një perlë e vogël e Europës që ndryshon.
– Për t’iu kuptuar saktësisht, ju thoni që objektivi tashmë nuk është vetëm që të keni numrat të mëdhenj turistësh por të doni të kaloni edhe për ta balancuar. Çfarë do të thotë për ta balancuar, që do të thotë ju kërkoni sërish të keni një turist të klasës së mesme që të vijë në Shqipëri? Pra doni edhe një nish turistik të nivelit të lartë?
Kryeministri Edi Rama: Jo vetëm duhet ta duash, por për të krijuar këtë ekuilibër do të thotë të krijosh kushtet për zhvillimin e turizmit luksoz, për më pak trysni dhe për më shumë para që hyjnë në ekonomi dhe për vendasit.
– A e shihni këtë si model për të cilin thoni që na duhet në Shqipëri dhe kompanitë duhet të hyjnë në sipërmarrje të përbashkëta apo doni vetëm 100% kapital të huaj.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo mund të jetë gjithçka, mund të jetë 100% kapital i huaj, mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat publik, mund të jetë kompani shqiptare që bëhen pjesë. Pra, ne kemi po kështu edhe kompani shqiptare të cilat janë në kushtet për të bërë këtë hap për të cilin po flasim. Ndoshta jo me një rezort 4, 5, 6 miliardësh si ai që për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele mjaft luksoze të nivelit të lartë.
– Për ta kuptuar,
Kryeministri Edi Rama: Çfarë po të shqetëson? Për çfarë jeni kaq të tendosur
– Jo, jo , nuk janë por këto janë pyetje që në fund të fundit bëhen çdo vendi që vendos. Italianët thonë ‘’hotelet e mia shkojnë përtej kapitalit të huaj, ndërkohë që tani thonë që gjithkush mund të hyjë. Spanja thotë që unë do të krijoj kompani të mëdha hoteliere sepse dua të përsëris model diku tjetër. Në pikëpamjen tuaj çfarë po thoni? Duam të kemi kompani kryesore të nivelit më të lartë që të jenë shqiptare apo nuk kanë nevojë që të jenë shqiptare?
Kryeministri Edi Rama: Mund të jenë shqiptare, ndërkombëtare, mund të jenë shqiptare- ndërkomëbtare. Dëgjoni, ne jemi një vend i vogël në zemër të Evropës dhe në fakt nuk e përballojmë dot luksin që të luajmë kështjellën që i reziston botës. E bëmë njëherë, dikur ishim i vetmi fanar i komunizmit në botë dhe nuk është se përfundoi shumë mirë për ne një gjë e tillë. Duam thjesht të jemi një copëz e vogël që shkëlqen në gjithë mozaikun e Europës sepse herët a vonë, Europa do të jetë ‘’fshati’’ i madh i turizmit për gjithë botën.
– A mendoni që domosdoshmërisht kjo është janë gjë e mire sepse kjo është një bisedë që ndodh në shumë vende turistike në të gjithë botën. Ka vende për shembull që thonë, ne nuk mund të ecim me turizmin, ka vende që thonë ‘’dielli, deti janë një aset shumë i madh’’.
Kryeministri Edi Rama: Jo, kur bëhet fjalë për Evropën biseda është shumë më komplekse por këtu hyjmë në një territor tjetër që nuk jam i sigurtë nëse bën pjesë në këtë bisedën tonë. Çfarë po bën Evropa që të shmangë, që të mos shndërrohet në ‘’fshatin’’ e madh të botës dhe që të humbasë konkurrencën me lojtaret e rinj ndërkohë që ata janë më të shpejtë, që nuk përballen me dimrin demografik me të cilin Evropa përballet dhe do të vazhdojë të përballet edhe më ashpër. Ata janë më të prirur kundrejt novacionit ndërsa Evropa më e prirur kundrejt rregullimit e kështu me radhë. Ky ishte një provokim nga ana ime po le të mos biem aty, le të mbetemi temës.
– Për t’i mbetur temës, për të sjellë investime apo kapitalin e huaj, çfarë mund të ofroni ju që konkurrentët nuk e ofrojnë dot? Pra cili është argumenti juaj i biznesit për t’i ftuar ata?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, sot ne jemi në përpjekje për të sjellë investimin më të madh në Evropë prej shumë vitesh në turizëm që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit mund të arrijë në 6 apo më shumë miliardë. Pse po ndodh? Po ndodh sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojnë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze, profesionale dhe sepse më kanë qejf.
– Po pse të kanë qejf, mendon?
Kryeministri Edi Rama: Pse, ti nuk më ke qejf?
– Pse do të investonin…
Kryeministri Edi Rama: Jo, mu përgjigj. Më ke qejf? Të pëlqej?
– Po pse mendon që u pëlqen? S’ka rëndësi. S’ka rëndësi për këtë bisedë nëse më pëlqen apo jo.
Kryeministri Edi Rama: Po ka shumë rëndësi, sepse nëse më pëlqen do të kuptosh pse më pëlqejnë ata. Nëqoftëse nuk më pëlqen, atëherë duhet të të shpjegoj pse duhet të më pëlqesh.
– Atëherë çfarë kanë pëlqyer ata në argumentin tuaj për biznes.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo se bëj shaka. Nuk është se më pëlqejnë mua po Shqipëria është shumë e bukur për të mos e pëlqyer.
– Lidhur me këtë pikë, ju thatë që keni ndryshuar ermin e vendit. Shumë stereotipe që ju kanë përndjekur janë larguar dhe thatë, ejani e shiheni. Ju folët për strukturën që do të akomodojë një numër shumë të madh njerëzish por në të njëjtën kohë, nëqoftëse një investues i huaj dhe ka realitet, kur ti sheh protesta gjatë verës çdo ditë dhe sheh që shndërrohet në një histori globale dhe flasim për ishullin e Sazanit dhe ‘Infinity partners’’, dhe e shikoni që shpërndahet në mbarë botën, është një histori e madhe. Pra ideja është që të pasurit mund të bëjnë çfarë të duan me zonat e mbrojtura, atëherë pse duhet që dikush të investojë në një situatë ku mund t’i dojë në një perceptim negativ?
Kryeministri Edi Rama: Sepse askush tjetër nuk është dhëndri i Donald Trump. Kështu që, askush tjetër nuk rrezikon që të gjendet nën projektorin e zemëratës së të majtës, së demokratëve, të gazetarëve, të liberalëve e të tjera e të tjera që mezi presin që të gjejnë një arsye që të luftojnë me Donald Trump, qoftë në Europë, qoftë në Amerikë, qoftë në Tokë a në Hënë. Megjithatë, thënë kjo duhet t’i them gjërat siç janë, së pari nuk është se e them unë, por e thoni ju në Euroneës duke më ftuar mua sepse 10 vjet më parë nuk do të ndodhte ndonjëherë që kryeministri i Shqipërisë do të ftohej në një samit të turizmit për të folur për turizmin, dhe nuk do të ndodhte asnjëherë që një kryeministri t’i kërkohej gjithmonë ‘eja, eja’ dhe jam shumë i nderuar që jam këtu, jam shumë i privilegjuar sepse më duhet të flas për një histori suksesi që është Shqipëria. Dy, arsyeja përse kanë ardhur, arsyeja reale, nuk është politike. Nuk lidhet me Trump, lidhet me faktin që dhëndri i Donald Trump së bashku me një kompani shumë të madhe edhe në turizëm nga Katari, e pa shumë tërheqëse të investonte në Shqipëri dhe biseda ka nisur në kohën kur nuk ishte e qartë që Donald Trump do të shkonte në shtëpinë e bardhë apo në burg. Kështu që nuk ka aspak lidhje me këtë, ka lidhje me Shqipërinë, me potencialin e saj dhe me ambicien tonë për të bërë diçka që është turizmi i brezit të ri. Turizmi i brezit të ri nuk duhet të jetë rrjedhojë e një konflikti, midis zhvillimit dhe natyrës, duhet të jetë përkundër kësaj rezultati i zhvillimit së bashku me natyrën. Nga ana tjetër, mënyra sesi zhvillohemi sot nuk duhet të mbështetet te stereotipat e konservimit, por duhet të mbështetet te nevoja për rigjenerim sepse gjithkush, dhe do t’ iu jap vetëm një shembull, për të gjithë ata që thonë: Ah, kjo laguna, por askush nuk e di se sa e ndotur është ajo lagunë dhe sa probleme kemi me të gjitha llojet e pemëve në atë zonë, që duan kujdes, që duhen rigjeneruar dhe duhen ruajtur përmes rigjenerimit. ideja që natyra do të kujdeset për veten nëse jemi ne aty dhe nuk bëjmë asgjë për natyrën po thjesht e shohim është krejt e vjetruar dhe është krejt e pabazë. Kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë me inxhinierët më të mëdhenj të mjedisit me hidrologët e gjeologët më të mirë, për të ardhur me diçka që do të jetë një destinacion ku natyra do të jetë ajo që del në pah e ku njerëzit do të kalojnë pushimet e ku shqiptarët do të marrin mbrapsht gjithçka që meritojnë nga kjo. Që do të thotë, një ekonomi shumë më të fortë.
-E megjithatë kur dëgjon protestuesit, ata thonë që nuk ka të bëjë me emrin pas ndërtimit apo pas projektit, por se vetë projekti shkon kundër çdo gjëje që ka të bëjë me ruajtjen e natyrës dhe që aty nuk duhet ndërtuar aspak, kështu që argumenti nuk duket se rezonon këtu. Kështu që kjo është pyetja.
Kryeministri Edi Rama: Pikërisht, kjo është ajo çfarë thashë, po kjo është ideologji, unë nuk po flas për ideologji, po flas për diçka krejt tjetër. Duhet ta kuptojmë që me atë ç’ka dimë sot, me ekspertizën që kemi sot, me sfidat që përballemi sot, duhet të jemi krijues, duhet të jemi novatorë dhe absolutisht, absolutisht duhet të mendojmë për natyrën si aseti më i rëndësishëm që kemi, por duhet të mendojmë si ta ndryshojmë këtë koncept nga konservimi në rigjenerim. Jo thjesht duhet të konservojmë, por duhet të rigjenerojmë.
-Pyetja ime do të ishte, a mund të thoni që sa të jem unë, edhe në qoftë se ka javë e javë protestash, edhe në qoftë se kjo shpërndahet globalisht, ndërtimi do të vazhdojë?
Kryeministri Edi Rama: Jo nuk do të thoja këtë. Do them atë që kam thënë qysh prej ditës së parë, që në qoftë se ndërtimi do të vazhdojë apo jo, kjo do të vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës që do të thotë në qoftë se kemi një vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull dhe ku mund të jemi gabim, atëherë do të rregullojmë atë që është gabim dhe do të vazhdojmë me atë çfarë është e drejtë, por në qoftë se na thuhet që kjo pjesë nuk duhet prekur, nuk do e prekim. Është shkenca që e vendos këtë, nuk është rruga dhe ideologjia. Nuk e vendos ‘jo, jo, jo’ sepse ndërkohë na duhet që të merremi dhe me nevojën e vendit dhe të njerëzve që të kenë një jetë më të mirë, që të kenë rroga shumë më të larta, që të kenë shërbime shumë më të mira, që të kenë një natyrë shumë mirë më të ruajtur, shkolla shumë më të mira. Si e bëjmë këtë? E bëjmë me të ardhura. Atëherë nga vijnë këto të ardhura? Këto të ardhura vijnë nga investimi dhe krijimi i burimeve të reja të të ardhurave. Ne në Shqipëri ende nuk kemi vendosur që të ndërtojmë bombë bërthamore apo të çojmë ndokënd në Hënë, kështu që duhet të bëjmë gjerat e thjeshta, pra të kujdesemi për potencialin dhe të kujdesemi për njerëzit përmes çlirimit të shfrytëzimit të këtij potenciali.
-Për ti’u kthyer një nga këto pikat, që nuk do të jenë protestat, por shkencat dhe bazuar mbi këtë do të merret vendimi, por kur dëgjon Dua Lipën që është një nga ambasadoret e Shqipërisë dhe që mbështet protestat, mund të thoni që është një element propagande, çfarë ndodh?
Kryeministri Edi Rama: Ajo është shumë e thjeshtë. Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është shumë e thjeshtë, nuk ka asnjë problem.
-Por ju thoni që kjo është ideologji.
Kryeministri Edi Rama: Është ideologji, është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Jo. Unë them që konservimi dhe zhvillimi mund të bashkëbisedojnë e më së fundi mund të funksionojnë krah për krah duke qenë inteligjentë e të aftë për të nxjerrë më të mirën prej tyre. Duas i pëlqen protesta. Mua më pëlqen Dua. E dua shumë atë. Nuk e di në qoftë se ajo e dashuron protestën.
-Edhe nëse ndodh kështu, nuk është mesazhi i duhur që përçohet, është mesazh kompleks.
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, ajo është këngëtare, nuk është Papa dhe mua më pëlqen Papa, po nuk jam dakord me Papën për çdo gjë që thotë. Çdo gjë është në rregull, në fund të fundit është një tjetër arsye pse jam krenar për vendin tim dhe pse jam krenar për atë çfarë kemi bërë sepse 10 vjet më parë askush nuk do të më ftonte në Euroneës, dhe kishte dhe më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevardin ku dalin çdo natë dhe unë e kam parë dhe më është dashur të jetoj me humbjen e jetës së njerëzve që dolën me mua të protestojnë duke qenë vetë aty. Kështu që, fakti që kemi protesta sot është shumë mirë. Unë nuk po them që kryeministrit belg, nuk i kërkojnë se çfarë ndodh me protestat, se ka protesta këtu çdo ditë. Ne po bëhemi si të gjithë në këtë kuptim. Shumë mirë, sigurisht që njerëzit protestojnë dhe sa për t’iu thënë diçka, kur protestat ishin në fillim të tyre dhe u bënë masive, ishte shumë e qartë që nuk u bë masive që krejt befas, e gjithë Shqipëria kishte problemin e flamengove, por shqiptarët duhet të përcillnin mesazhin dhe ne punuam, biseduam, dhe u angazhova me protestuesit shumë në biseda private sepse më dërgonin mesazhe, sepse pashë atje njerëz që më thuhej se ishin votuesit tanë dhe dolëm nga kjo me një reflektim të tërë se çfarë kishte për ne te e gjitha kjo dhe kuptuam që për ne kishte një sërë gjërash në gjithë këtë dhe mes të tjerash, dolëm me pasqyrën tonë inteligjente, që po e ndërtojmë dhe për pak ditë, dhe ndoshta nëse jeni e interesuar mund ta shfaqni edhe në Euroneës sepse është diçka interesante.
Do të kalojmë te kjo pasqyrë dhe pasqyra do të fillojë duke shfaqur të gjitha dokumentet, të gjitha proceset dhe çdo të vërtetë për këtë projekt, pastaj njerëzit do të shohin, do të kontrollojnë faktet në atë pasqyrë krahasuar me atë çfarë dëgjojnë dhe lexojnë në pasqyrat digjitale të gjithkujt tjetër.
Nga ana tjetër kjo pasqyrë do të shërbejë po kështu për kërkesat që njerëzit, qytetarët kanë për qeverinë. Qofshin këto kërkesa individuale apo kolektive, ato përmes kësaj do të trajtohen si një lloj DHL, siç kontrollon postën me DHL do të kontrollosh përmes kësaj pasqyre dhe kërkesën. Kjo do të vlejë për çdo ndërveprim ndërmjet qytetare dhe qeverisë dhe kjo pasqyrë do të mbajë llogaridhënës të gjithë ata në qeveri që nuk iu përgjigjen njerëzve në kohë. Këto janë gjëra që po i bëjmë sepse dëgjuam protesta, por kur bëhet fjalë për pjesën e ideologjike, nuk kam interes për këtë, kam interes për shkencën.
– Kemi dy pyetje të fundit. Në fund do të duhet të vendosni një ekuilibër. Patjetër ka një element proteste që është i rëndësishëm, si politikan duhet të keni vëmendjen aty por dhe argumentin e biznesit. Po si e shihni, si do ti vijë fundi kësaj sage?
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë për politikanin, shpresoj që jo edhe pse është një lloj sëmundjeje të cilës nuk i ikën dot nëqoftëse bën këtë punë por në të njëjtën kohë unë vij vet nga protesta, pra vij dhe unë nga pala e protestuesve sepse kam qenë dhe unë protestues, kam rrezikuar jetën realisht, jo metaforikisht për fjalën e lirë dhe përpiqesha gjithmonë t’i thoja vetes që shiko ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye dhe nuk më duhet që të bie dakord absolutisht me ta. E kuptoj që është shumë tërheqëse të thuhet që sa herë që protestuesit dalin në rrugë kanë gjithmonë të drejtë dhe sa herë që qeveria është në sulm apo sulmohet e ka gabim. Nuk është e vërtetë. Si do të përfundojë kjo sagë? Në mënyrën më të mirë, në mënyrë të shkëlqyer për gjithkënd sepse do të përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për Shqipërinë në të dyja kahet. Edhe një herë nëse shkenca do na thotë mos shkoni aty, asgjë nuk duhet prekur aty, lëreni siç është, do të përfundojë mirë. Nuk është beteje personale. Çdo gjë për pak ditë do bëhet publike, do publikojmë gjithçka që kemi dhe pasqyra do të përfshijë të re. Gjithçka e re që do të vijë do bëhet publike. Ky është niveli më i lartë i transparencës që po kërkojmë për ta bërë sërish Shqipërinë një model në rajon për këtë.
– Dhe një pyetje të fundit zoti kryeministër. Është forum turistik por dua t’ju bëj një pyetje politike.
Kryeministri Edi Rama: Patjetër, gjithmonë duhet të më bësh pyetje politike në fund.
-Në fund vjen gjithmonë një e tillë.
Kryeministri Edi Rama: Është në fakt mënyra tjetër si funksionon jeta, nuk përfundon me ëmbëlsirë por me diçka tjetër. Bëje në çdo mënyrë që do!
-Mendoj që kjo pyetje do jetë fundi. Marta Kos. Do të flisni me të? A keni folur me të?
Kryeministri Edi Rama: Çfarë i ka ndodhur Martës?
-Është Komisionerja për Zgjerimin.
Kryeministri Edi Rama: E di se kush është por e the në një mënyrë që, “ke folur me të…”.
– Keni patur pra biseda lidhur me datat se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare? Keni pasur një përditësim?
Kryeministri Edi Rama: Po por kur me the ashtu thashë se mos kishte ndodhur ndonjë gjë. Ne jemi në kontakt, vazhdojmë të punojmë. Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve, se kur do të ndodhë askush nuk e di.
-Pra nuk ka një datë?
Kryeministri Edi Rama: Ajo nuk mund të caktojë, të vendosë një datë. Askush nuk vendos dot një datë a numër me BE se që ta bësh këtë i bie të humbasësh bastin. Ideja është të ecësh çdo ditë, të bësh detyrat, të shpresosh për më mirë dhe pastaj gjërat mund të ndodhin mirë, mund të dalin keq, por çka është më e rëndësishme është që të jesh shqiptar në kuptimin që të mbetesh tragjikisht optimist.
-Diçka lidhur me numrin, lidhur me datën kur ofruan pjesën e Kanadasë si anëtarësim
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk e mora mirë. Patjetër se po bëj shaka, le të jetë. Edhe Australinë pres. Sa më shumë aq më mirë. Unë jam në favor të një Europë më të madhe jo një Europe më të vogël dhe kurrë nuk kam qenë për një Shqipëri më të madhe se kam menduar për një Europë më të madhe. Kanadaja mirë së të vijë, Meksika mirë se të vijë, kushdo që të dojë mirë se të vijë. Pra shumë mirë pse duhet të ketë një problem
-Pra ju e mirëprisni këtë anëtarësim të asociuar?
Kryeministri Edi Rama: Qqë ta dijë bota sot, mirëpres të gjithë të bëhen pjesë e BE. Edhe presidenti Trump nëqoftëse do të vijë, është i mirëpritur
-Do ta shohim, faleminderit shumë kryeministër!