Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një sërë takimesh dhe aktivitetesh, në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

Në New York, Kryeministri Rama mori pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave, një platformë që mbledh së bashku përfaqësues të sipërmarrjes, institucioneve dhe aktorë me eksperiencë në fusha të ndryshme, për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik e politik.

***

Pjesë nga fjala e Kryeministrit: Dua të them se është një nder i vërtetë dhe një privilegj t’ju bashkohem.

Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh, dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët.

Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë e t’i diskutojmë së bashku me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Evropa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.