Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë Alexis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Londër.
Dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe rreth negociatave mes dy vendeve mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm respektive. Ata vlerësuan ecurinë e negociatave dhe arritjet e deritanishme.
Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti.