Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork u takua me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov. Gjatë takimit u bisedua mbi shkëmbimet kulturore dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Rusisë.
Kryeministri Rama e njohu Ministrin Lavrov edhe me pikëpamjen e qeverisë shqiptare në raport me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas Ramës shënon një moment të ri historik në Ballkan, duke i dhënë fund konflikteve të viteve të fundit.