Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama u nis sot në Stamboll, Turqi, ku do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, një ndër eventet më të rëndësishme të industrisë së naftës e gazit në shkallë botërore. Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do t’i adresohet Kongresit në sesionin qendror, me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidentë e kryeministra nga vende të ndryshme, si dhe të aktorëve e faktorëve të rëndësishëm në këtë industri.

Kongresi do të diskutojë mbi zhvillimet e sektorit, me objektivin për t’iu përgjigjur sfidave dhe formësuar të ardhmen e industrisë së naftës e gazit.

Sot, Kryeministri Edi Rama pati një takim me Presidentin Erdogan, në rezidencën presidenciale.

Në takimin prej 90 minutash u diskutua mbi projektet e përbashkëta, si dhe mbi progresin e qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.