Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në nderim të historianit dhe akademikut të shquar shqiptar Kristo Frashëri, i ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Në 75 vjet të aktivitetit të tij profesional, Kristo Frashëri pasuroi historinë e Shqipërisë me hulumtime dhe fakte të panumërta, duke i lënë shqiptarëve një trashëgimi të shquar dhe të përjetshme.

Në ceremoninë e homazheve të zhvilluar në “Akademinë e Shkencave” në Tiranë, Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule dhe la një mesazh në librin e ngushëllimeve në nder të figurës së tij.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm miq, kolegë, personalitete të politikës dhe të artit, si dhe qytetarë të thjeshtë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.