Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe, në nderim të të rënëve të atdheut, në një ceremoni nderimi në varrezën “Dëshmorët e Kombit”.

Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri” dhe u përul në nderim të sakrificës më sublime të të gjithë atyre që për atdheun flijuan jetën.

Kryeministri u përshëndet ngrohtësisht me veteranë dhe familjarë të të rënëve.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.