Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Muzeu i ri i Përmetit është një nga investimet e reja të bashkisë, muze i cili me shumë pak fonde është kthyer në një pasuri të çmuar të qytetit.

Gjatë vizitës së tij në Përmet, Kryeministri u ndal dhe në muzeun e transformuar tërësisht. “Kjo ka qenë më shumë si depo dhe bashkia e ka marrë dhe e ka kthyer në muze” – u shpreh Mirela Kumbaro.

Muzeu është një destinacion i rëndësishëm në qytet i cili jo vetëm është kthyer në atraksion por dhe në burim dije për më të rinjtë e qytetit, duke nxjerrë në pah dinjitetin e një komuniteti njerëzish të kulturuar. “Stafi ka bërë një punë shumë të mirë, dua ta theksoj këtë dhe ti komplimentoj. Është ndjekur e gjithë procedura bashkë me stafin që ka punuar. Kjo ka qenë problematika kryesore në fillim, që të mund të quhej muze, ka një sërë rregullash, kështu që bashkia ka bërë një punë fantastike e gjitha me forcat e veta dhe kanë aplikuar edhe në fondet IPA”, – tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Për krijimi e muzeut është bashkëpunuar edhe me Arkivin e Shtetit, ku shumë dokumente të periudhës së Rilindjes Kombëtare janë sjellë për tu pasqyruar në këtë muze.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.