Nderim, respekt e mirënjohje për sakrificën sublime të Dëshmorëve të Atdheut! Është ky mesazhi, që u përcoll sot, në homazhet shtetërore për 77 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, në “Varrezat e Deshmorëve të Kombit”.
Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt, ndaj kujtimit të të rënëve për liri.