Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Me urdhër të Kryeministrit Edi Rama është ngritur komisioni i ekspertëve për reformën në sistemin e shkencës, në përbërje të të cilit janë 11 anëtarë, personalitete të shquara të fushës së shkencës.

Komisioni, i kryesuar nga Prof.Dr. Paskal Milo, do të ushtrojë veprimtarinë dhe funksionet e tij për një afat të pakufizuar dhe do t’i raportojë periodikisht Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit për ecurinë e punës, si dhe propozimet e rekomandimet përkatëse për reformën.

Gjithashtu, ministritë që kanë në varësi institute ose qendra të kërkimit shkencor dhe Akademia e Shkencave do të vënë në dispozicion të komisionit të dhënat dhe materialet e nevojshme për përgatitjen e propozimeve dhe të rekomandimeve përkatëse.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.