Nis edhe në Vlorë vaksinimi kundër Covid-19

Vlora është qyteti i radhës ku nis procesi i vaksinimit kundër virusit COVID-19 me mjekët dhe infermierët që po vaksinohet të parët. Bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kryeministri Rama pa nga afër procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit në Pallatin e Sportit të Vlorës, qyteti i tretë që nis procesin pas Tiranës e Shkodrës.

“Kemi planifikuar që çdo ditë të vaksinojmë rreth 150-200 mjekë dhe infermierë, duke filluar nga spitali i Vlorës më pas edhe spitalet bashkiake. Po vlerësojmë që edhe në Gjirokastër të kemi një pikë vaksinimi. Në dy ditët e para të vaksinimit të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, – shprehet ministrja Manastirliu.

Duke mbikëqyrur procesin në këtë qendër të tretë ishte edhe Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, e cila ka zgjedhura të vaksinohet edhe vetë në këtë qendër. “Sot jemi në Vlorë, nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e të moshuarve. Elbasani dhe Korça gjithashtu. Edhe pranueshmëria është e mirë, asnjë dozë nuk kemi humbur”, – shprehet Bino.

Dita e sotme pritet të mbyllet me vaksinimin e rreth 200 mjekëve dhe infermierëve.