Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Një tjetër biznes i ri në fushën e agroturizmit është ngritur në Gjepalaj të Shijakut, buzë lumit Erzen, duke i shtuar kështu një tjetër gur kurorës së agroturizmit në Shqipëri. Kryeministri Rama i shoqëruar nga Frida Krifca, Drejtoresha e AZHBR vizituan këtë atraksion jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata të huaj, të cilët mund të provojnë në ambientet e saj shijen shqiptare. Me mbështetjen dhe financimin nga AZHBR dhe falë incentivave lehtësuese të qeverisë për këto sipërmarrje, Fundim Gjepali, pas disa vitesh tashmë që është kthyer nga Italia, arriti të investonte në fshat duke promovuar i bukuritë natyrore dhe kulinarinë e kësaj zone të vendit.

Kryeministri, teksa i dorëzoi certifikatën me numrin 14, vlerësoi shefin për punën e tij të palodhur në ndërtimin e këtij agroturizmi me produkte “Made in Albania”. “Fundimi është një grand shef që ka sjellë këtu eksperiencën e jashtëzakonshme të gatimit, por që ka dhe fantazinë artistike të njeriut që krijon dhe këtu do krijohet një agorturizëm që do sjellë shumë njerëz në këtë zonë ,” – u shpreh Kryeministri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.