Komisioni ad-hoc për kryerjen e procedurave përzgjedhëse për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, i ngritur me Urdhrin Nr. 8, datë 17.10.2017, pasi bëri vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve të paraqitur, vlerësoi të kualifikojë për të vazhduar fazat e mëtejshme të procedurës përzgjedhëse kandidatët si më poshtë:
I. Kandidatë të kualifikuar për Kryetar të KPP:
- Julian Zanaj;
- Evis Shurdha
II. Kandidatë të kualifikuar për Anëtarë të KPP:
- Odise Moçka;
- Brunilda Ali;
- Leonard Gremshi;
- Valbona Kadëna;
- Oriela Shishi;
- Arlinda Pogaj;
- Marsuela Aliaj;
- Elona Turku
Komisioni do të vijojë punën me fazat e tjera të vlerësimit përkatësisht, vlerësimin me pikë të dosjeve të kandidatëve të kualifikuar si dhe intervistat e strukturuara me gojë.