Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në zbatim të ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, ligjit Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) rishpall procedurën konkurruese për marrjen e një ambienti me qira për ushtrimin e aktivitetit të institucionit me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative përkatëse.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë kriteret dhe specifikimet e ambientit si dhe dokumentacionin që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.

Oferta juaj, duhet te dorëzohet brenda datës 25 Janar 2023 (e mërkurë), ora 16:00, në zarf të mbyllur tek Zyra e Protokollit në SASPAC/ Kryeministri me adresë:

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.