Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në vigjilje të Vitit të Ri 2023, Këshilli i Ministrave miratoi paketën e re mbështetëse për 1 milionë individë në të gjithë vendin, të ndara sipas kategorive; pensionistë, nënat kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, punonjësit e administratës etj.

Duke e konsideruar si “Pako e Madhe” në vigjilje të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama e cilësoi paketën anti-inflacion si lehtësim të ndjeshëm për daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë.

Pakoja e Madhe parashikon mbi 8 miliardë lekë dhe të gjithë individët e përfshirë do ta përfitojnë atë në ditët e para të janarit.

 

8,000 Lekë – 695,000 pensionistë

8,000 Lekë – 57,300 persona me ndihmë ekonomike

20,000 Lekë – 6,700 gra kryefamiljare me ndihmë ekonomike

8000 Lekë – 71,000 persona me aftësi të kufizuar

20,000 Lekë – 30,289 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto

10,000 Lekë – Punonjës të administratës me pagë mbi 60 mijë lekë bruto.

10,000 Lekë – 9,604 punonjës policie

20,000 Lekë – FNSH, Forcat Renea, Forca Delta, Njësia Operacionale (ushtarë bazë)

10,000 Lekë – 11,000 infermierë

20,000 Lekë – 3,200 infermierë

10,000 Lekë – 4,331 ushtarakë me pagë bruto deri 60,000 lekë

20,000 Lekë – 1,200 ushtarakë të këmbësorisë

20,000 Lekë – 1181 zjarrfikës

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.