Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Ka përfunduar plotësisht zbatimi i punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, park ky që  lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren.

Kryeministri Rama u ndal gjatë vizitës së tij në Vlorë për të parë nga afër këtë park. “Fantastike ka dalë”, – u shpreh kreu i qeverisë teksa përshkonte në këmbë këtë pjesë të rilindur të Vlorës.

Kjo hapësirë e re, jo vetëm i shërben qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.

Parku është konceptuar si një vatër e gjelbër mes qytetit dhe detit, që merr parasysh transformimet urbane dhe infrastrukturore për të krijuar lidhje të reja fizike dhe vizuale midis të dyve.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.