Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Produktet shqiptare, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Paketa fiskale në ndihmë të biznesit, po jep frytet e saj, në mbështetje të sipërmarrjeve shqiptare, duke ofruar lehtësi dhe mundësuar zhvillim.

Fabrika e prodhimit të produkteve të plastikës “Teknoplast”, në Vlorë, është njëra prej tyre, e cila me eksperiencën 10 vjeçare në këtë specialitet, është e mirënjohur për produktet e saj si brenda dhe jashtë vendit. Kryeministri Rama ishte sot në këtë fabrikë, që së fundmi, ka bërë të mundur implementimin e teknologjisë më të avancuar të prodhimit, nëpërmjet futjes së makinerive të reja, të cilat mundësojnë produkte sipas të gjitha standardeve të kërkuar në tregun ndërkombëtar,- kjo, falë heqjes se tvsh për importin e makineri-pajisjeve.

Përfaqësuesja e sipërmarrjes u shpreh se synimi i është rritja e eksporteve dhe në këtë drejtim ata ndihen shumë të mbështetur nga paketa fiskale. “Objektivi kryesor është të rritet eksporti. Ka një gamë të gjere artikujsh që përdoren për eksport. 40 % e prodhimit tonë shkon për eksport. Këtë vit nga statistikat  e kemi 50 me 50, raportin import/eksport. Këtë muaj na vjen makineria. Është makineri për prodhimin e shisheve. Jemi lidhur me firmat  e mëdha në vend.”

Punësimi është një tjetër objektiv për këtë sipërmarrje, mundësuar kjo edhe falë bashkëpunimit me zyrat e punës, të cilat i janë përgjigjur në vazhdimësi kërkesës për punonjës.  “Nga zyra e punësimit kemi marrë  vazhdimisht punonjës dhe për vetëm për këtë muaj kemi bërë kërkesë për të punësuar 20 persona. Por ndjejmë nevojën për punonjës të kualifikuar”, – u shpreh ajo.

Lidhur me këtë fakt, Kryeministri u shpreh se është i domosdoshëm bashkëpunimi i sipërmarrjeve me shkollat profesionale, për të përgatitur punonjës sa më të kualifikuar në të ardhmen. “Skemën e arsimit profesional, prandaj e kemi të lidhur me ndërmarrjen.  Programi në  shkollat e arsimit profesional parashikon 50-60 %  mësim teorik dhe 40-50% , punë në ndërmarrje.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.