Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Thirrje për shprehjen interesi: Pozicion vakant Nëpunës i Projektit EUSAIR Facility Point, në kuadër të Programit IPA ADRION 2021-2027: 

 

Në kuadër të Projektit EUSAIR Facility Point i financuar nga Programi Interreg IPA ADRION 2021-2027, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim: 

Një (1) Nëpunës i Projektit EUSAIR Facility Point, në kuadër të Programit IPA ADRION 2021-2027, pozicionuar në Tiranë. 

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë: 

  • Letër motivimi në anglisht; 
  • Curriculum Vitae (CV) në formatin Europass në anglisht; 
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera); 
  • Fotokopje të Pasaportës; 
  • Certifikatë Familjare; 
  • Dëshmi Penaliteti; 
  • Fotokopje të librezës së punës; 
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore; 
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj. 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi. 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  12 dhjetor 2024, ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës- SASPAC,  Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri. 

Subjekti: Aplikim për pozicionin “Facility Point Officer supporting country coordinator, Interreg IPA ADRION Programme”. 

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të njoftohen për intervistë. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.