Projektligj i miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 1 tetor 2014
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
#
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Neni 10 “Regjimi tatimor”, i ligjit nr.9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
#
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 2, të nenit 5, “Momenti i lindjes së detyrimit të akcizës në import”, fjalët “… 20 për qind…” të zëvendësohen me “… 15 për qind…”.
Neni 2
Shkronja “dh”, e pikës 1, të nenit 14, shfuqizohet.
Neni 3
Në nënpikat 1.1, 1.2 dhe 1.3, të pikës 1, të nenit 87, “Shmangia nga verifikimi ose pagimi i akcizës së produkteve energjetike”, hiqen fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 4
Shkronja “a”, e pikës 1, të nenit 88, “Prodhimi klandestin i alkoolit dhe pijeve alkoolike”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto mallra të akcizës, të prodhuara në mënyrë të padeklaruar dhe të paautorizuar (klandestine). Gjoba, përveç produkteve tërësisht të përfunduara, aplikohet edhe për produktet që mund të përftoheshin nga lëndët e para në përpunim ose në pritje për t’u përpunuar apo që gjenden në ambientet, në fabrikë a në lokalet ku është kryer shkelja.”.
Neni 5
Shkronja “a”, e pikës 1, të nenit 88/1, “Prodhimi klandestin i duhanit dhe nënprodukteve të tij ”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) gjobë sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto mallra të akcizës, të prodhuara në mënyrë të padeklaruar dhe të paautorizuar (klandestine). Gjoba, përveçse për produktet tërësisht të përfunduara, zbatohet edhe për produktet që mund të përftoheshin nga lëndët e para në përpunim ose në pritje për t’u përpunuar apo që gjenden në mjediset, në fabrikë a në lokalet ku është kryer shkelja.”.
Neni 6
Në pikën 1, të nenit 89, “Shmangia nga verifikimi dhe pagimi i akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike”, hiqet fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 7
Në pikën 1, të nenit 89/1, “Shmangia nga verifikimi dhe nga pagimi i akcizës për duhanin dhe nënproduktet e tij”, hiqen fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 8
Në pikën 1, të nenit 90, “Manipulimi i pajisjeve dhe shenjave”, hiqen fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 9
Në pikat 4, 5, 6 dhe 8, të nenit 91, “Teprica ose mangësi në magazinën fiskale dhe në qarkullimin e produkteve që i nënshtrohen akcizës”, hiqen fjalët “… por, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 10
Në pikën 3, të nenit 91/1, “Teprica ose mangësi në mjediset e pritësve të regjistruar”, hiqen fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) lekë …”.
Neni 11
Në nenin 96/1 hiqen fjalët “… por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 lekë …”.
Neni 12
Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 13
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
ILIR META