Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 22 tetor 2014
 
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 3, TË ARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS “PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit nr.3, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme””, për shqyrtim e miratim, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR.3, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, “PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e ndryshimit nr.3, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V E N D I M
 
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10233, DATË 11.2.2010, “PËR AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10233, DATË 11.2.2010, “PËR AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL”,  TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Në ligjin nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
Neni 1
 
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:
 
1. Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“c) miraton rregulloren për organizimin e brendshëm administrativ, funksionet specifike dhe përgjegjësitë e drejtorive dhe të sektorëve, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil.”.
 
2. Shkronja “ç” shfuqizohet.
 
Neni 2
 
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
 
1. Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Kriteret e emërimit të kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues”.
 
2. Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Për t’u emëruar kryetar ose anëtar i këshillit drejtues, personat duhet të plotësojnë këto kërkesa:”.
 
Neni 3
 
Titulli i nenit 8 ndryshohet dhe zëvendësohet me “Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues”.
 
Neni 4
 
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:
 
1. Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Lirimi nga detyra i kryetarit ose anëtarit të këshillit drejtues”.
 
2. Paragrafi i parë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Lirimi nga detyra i kryetarit ose anëtarit të këshillit drejtues përpara përfundimit të mandatit bëhet kur:”.
 
Neni 5
 
Pika 1, e nenit 12, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1. Drejtori Ekzekutiv është titullari i autoritetit, i cili emërohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për transportin.”.
 
Neni 6
 
Shkronjat “d” dhe “dh”, të nenit 13, shfuqizohen.
 
Neni 7
 
Fjalia e parë, e nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Ministri i propozon Këshillit të Ministrave lirimin nga detyra të drejtorit Ekzekutiv, në rastet kur:”.
 
Neni 8
 
Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:
 
1. Pikat 1 dhe 2 ndryshohen, si më poshtë vijon:
 
“1. Struktura dhe organika e autoritetit miratohen nga ministri, pas konsultimit me ministrin përgjegjës për administratën publike. 
Këshilli drejtues miraton nivelet e pagave të punonjësve, brenda kufirit minimal e maksimal të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në varësi të mundësisë financiare dhe pas miratimit nga ministri. 
 
2. Marrëdhëniet e punës për nëpunësit e autoritetit rregullohen me legjislacionin e shërbimit civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen me Kodin e Punës.”. 
 
2. Pikat 3 dhe 4 shfuqizohen.
 
Neni 9
 
Shkronja “c”, e pikës 2, të nenit 17, shfuqizohet.
 
Neni 10
 
Pas pikës 1, të nenit 23, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
 
“1/1 Drejtori Ekzekutiv ka autoritet për të vendosur në mënyrë të menjëhershme kufizime në operim dhe/ose masa administrative te një subjekt i certifikuar apo i licencuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, në rastin e konstatimit të mospërputhshmërisë me kërkesat e certifikimit dhe/ose licencimit ose në rastin e një problemi të pazgjidhur të sigurisë në aviacion.”.
 
Neni 11
 
Pas nenit 23 shtohet neni 23/1, me këtë përmbajtje:
 
“Neni 23/1 
Inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil
 
Drejtori Ekzekutiv mund të pajisë inspektorët, sipas kritereve të përcaktuara në Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij, me kredenciale për ushtrimin e funksioneve mbikëqyrëse, duke iu dhënë atyre:
 
a) të drejtën e pakufizuar të hyrjes në avion, në facilitetet e aviacionit dhe në dokumentacionin përkatës, siç kërkohet për ushtrimin e funksioneve të tyre;
b) të drejtën për të kryer auditime të sigurisë së aviacionit, periodike ose të rastësishme, inspektime dhe testime te sipërmarrjet apo subjektet, objekt mbikëqyrjeje, certifikimi dhe licencimi të Autoritetit të Aviacionit Civil, sipas parashikimeve të Kodit Ajror të Republikës së Shqipërisë dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
c) të drejtën për të mos i lejuar çdo personi që të ushtrojë privilegjet e një licence të aviacionit, certifikate të aviacionit ose dokumenti tjetër, kur ka dyshime të arsyeshme. Kjo e drejtë ushtrohet menjëherë ose nëpërmjet një procesi të përcaktuar, që duhet të aplikohet brenda një kohe të arsyeshme.”.
 
Neni 12
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË-ELBASAN”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë – Elbasan”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË-ELBASAN 
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.