Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 02 Nëntor 2016
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9288, DATË 7.10.2004, “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE””
Në mbështetje të nenit 81, pika 1, dhe të nenit 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9288, datë 7.10.2004, “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9288, DATË 7.10.2004, “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE””
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 122, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9288, datë 7.10.2004, “Për ratifikimin e Konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale””, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 13, të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se organi i caktuar për bashkëpunim ndërmjet palëve është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me adresë: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë, Shqipëri.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
P R O J E K T L I GJ
PЁR
NXITJEN E PЁRDORIMIT TЁ ENERGJISЁ NGA BURIMET E RINOVUESHME
Nё mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, tё Kushtetutёs, me propozimin e Kёshillit tё Ministrave, Kuvendi i Republikёs sё Shqipёrisё
V E N D O S I:
KAPITULLI I
DISPOZITA TЁ PЁRGJITHSHME
Neni 1
Qёllimi
Qёllimi i kёtij ligji ёshtё:
a) tё nxitë rritjen e prodhimit tё energjisё prej burimeve tё rinovueshme pёr tё siguruar njё zhvillim tё qёndrueshёm nё Republikёn e Shqipёrisё, në përputhje me detyrimet nё kuadёr tё Traktatit tё Komunitetit tё Energjisё;
b) tё zvogëlojë importin e lëndëve djegëse organike, emetimin e gazeve me efekt serrë dhe të mbrojë mjedisin, në zbatim të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare;
c) tё nxitё zhvillimin e tregut tё energjisё elektrike nga burime të rinovueshme dhe integrimin rajonal tё tij;
ç) tё rritë diversifikimin e përdorimit të burimeve të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji në Republikën e Shqipërisë;
d) tё nxitë zhvillimin rural dhe të zonave të izoluara, duke përmirësuar furnizimin me energji të këtyre zonave.
Neni 2
Fusha e veprimit
Ky ligj përcakton:
a) kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë;
b) objektivat kombëtarë të detyrueshëm për kontributin e burimeve të rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë;
c) rregullat pёr mbёshtetjen e prodhimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme;
ç) detyrimin pёr transparencёn e informacionit;
d) rregullat pёr aksesin dhe funksionimin e rrjeteve pёr burimet e energjive të rinovueshme dhe lidhjen e tyre me rrjetin e energjisë elektrike nё territorin e Republikёs sё Shqipёrisё;
dh) rregullat pёr dhёnien, transferimin dhe anulimin e garancive tё origjinёs pёr energjinё e prodhuar nga burimet e rinovueshme;
e) monitorimin e zbatimit e të raportimit tё kёrkesave të ligjit.
Neni 3
Pёrkufizime
1. Nё kuptim të kёtij ligji, termat e mёposhtёm kanё këto kuptime:
a) “Energji aerotermale”, energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nё ajrin e ambientit.
b) “Energji gjeotermike”, energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nёn sipёrfaqen e tokёs.
c) “Energji hidrotermike”, energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nё ujërat sipёrfaqёsore.
ç) “Biomasa”, pjesa e biodegradueshme e produkteve, mbeturinave dhe mbetjeve me origjinë biologjike nga veprimtaria bujqësore (përfshirë lëndë bimore dhe shtazore), pyjore dhe nga industri të lidhura me to, përfshirë peshkimin dhe akuakulturën, si edhe pjesa e biodegradueshme e mbeturinave industriale, urbane dhe rurale.
d) “Biolёngjet”, lëndët djegëse, në trajtë të lëngët ose të gaztë, tё përziera me lëndë djegëse hidrokarbure dhe tё prodhuara nga biomasat për t’u përdorur në sektorin e transportit.
dh) “Energjia nga burimet e rinovueshme”, energjia nga burime tё rinovueshme jofosile, konkretisht era, dielli, energjia aerotermike, energjia gjeotermike, energjia hidrotermike dhe energjia e oqeaneve, energjia hidrike, biomasa, gazi i grumbulluar nё landfille, gazi, qё grumbullohet nga trajtimi i ujërave tё zeza dhe biogazet.
e) “Konsumi pёrfundimtar bruto i energjisё”, gjithë sasia e energjisë, e lëvruar në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime industriale, për transportin, për sektorin familjar, për shërbimet e ndryshme, përshirë shërbimet publike e private, bujqësinë, pyjet e peshkimin, konsumin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë edhe për vetёkonsum në të gjithë sektorët e energjisë, si dhe humbjet e energjisë elektrike e të nxehtësisë në sistemin e transmetimit e të shpërndarjes.
ë) “Garancia e origjinёs”, njё dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i provojё konsumatorit pёrfundimtar se njё pjesё ose e gjithë sasia e dhёnё e energjisё së përdorur ёshtë prodhuar prej burimeve tё rinovueshme.
f) “Proces konkurrues i ofertave”, njё procedurё objektive, transparente, jodiskriminuese dhe konkurruese që mundëson pjesëmarrjen e një numri të mjaftueshëm të shoqërive dhe në të cilin mbështetja financiare jepet në bazë të ofertës fillestare të paraqitur nga ofertuesi.
g) “Skemё mbёshtetjeje”, instrumenti, skema apo mekanizmi i zbatuar pёr tё nxitur pёrdorimin e energjisё nga burimet e rinovueshme duke zvogёluar koston e asaj energjie, duke rritur çmimin me tё cilin ajo mund tё shitet ose duke rritur vёllimin e energjisё sё blerё me anё tё detyrimeve pёr energji tё rinovueshme ose mёnyra tё tjera.
gj) “Kontratë për diferencën”, kontrata, modeli i së cilës miratohet nga Këshilli i Ministrave, ndërmjet Operatorit të Energjisë së Rinovueshme dhe prodhuesit të energjisë nga burimet e rinovueshme, i cili është deklaruar ofertuesi i suksesshëm në ankandin për të përfituar nga skema e mbështetjes, sipas përcaktimit të nenit 9, të këtij ligji.
h) “Çmim i caktuar”, çmimi final qё do të pёrfitojё prodhuesi me pёrparёsi i energjisё elektrike, si rezultat i shpalljes fitues i një skeme mbështetëse nё njё procedurё konkurruese.
i) “Çmimi referencё”, çmimi orar i tregut të ditës në avancë, i cili bazohet nё tregun e organizuar tё energjisё elektrike ose deri nё krijimin e saj nё njё treg energjie elektrike tё krahasueshёm me tё.
j) “Treg energjie elektrike”, një sistem ku kryhen shitje dhe blerje efektive, përfshirë edhe derivativët e energjisë elektrike, nëpërmjet kërkesave dhe ofertave të paraqitura në periudha afatgjata e afatshkurtra.
k) “Tregu i organizuar i energjisë elektrike”, platforma e organizuar për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në bazë të ditës në avancë dhe/ose brenda së njëjtës ditë.
l) “Prodhues me përparësi”, çdo prodhues që prodhon energji elektrike nga burime të energjisë së rinovueshme dhe në rastin e energjisë hidrike me një kapacitet të instaluar deri në 15 MW për një njësi gjeneruese, e cila:
i. përfiton nga skema mbështetëse;
ii. ka nënshkruar kontratë për diferencën me Operatorin e Energjisë së Rinovueshme dhe e shet energjinë elektrike në tregun e organizuar.
ll) “Operatori i Energjisë së Rinovueshme”, subjekti përgjegjës, që faturon dhe mbledh detyrimin pёr energjinё e rinovueshme të aplikuar tek të gjithë klientët fundorë të energjisë elektrike.
m) “Skema e matjes së energjisë neto”, skema që mundëson matjen me dy drejtime të një kapaciteti total të instaluar për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli nën 500 kW, nga shoqëritë e vogla dhe të mesme ose klientët familjarë, i cili nuk mund të dispeçerohet. Këta klientë prodhojnë një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tyre dhe injektojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
n) “Sistem diellor fotovoltaik”, njё pajisje apo impiant i pёrdorur pёr tё shndërruar energjinё e rrezatimit diellor nё energji elektrike pёr vetëkonsum apo pёr ta shpёrndarё nё rrjetet e energjisё elektrike.
nj) “Njёsi gjenerimi”, çdo mjet teknik, i cili shndёrron energjinё e prodhuar nga burimet e rinovueshme nё energji elektrike ose për ngrohje.
o) “Kapacitet i instaluar i njё impianti”, fuqia e energjisё elektrike pёr tё cilёn njёsia prodhuese ёshtё e aftё teknikisht tё prodhojё, kur punon siç ёshtё planifikuar, pa kufizime kohore, si dhe pa marrё parasysh ndërprerjet e vogla afatshkurtra.
p) “Prodhuesit me përparësi ekzistuese”, prodhuesit me pёrparёsi, tё cilёt kanё përfunduar procesin e komisionimit të centralit elektrik, brenda datës 31 dhjetor 2017 dhe të cilët kanë të drejtë të zgjedhin për të përfituar nga skema e mbështetjes sipas kontratës për diferencë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
q) “Ministria”, ministria pёrgjegjёse pёr energjinё.
r) “Ministri”, ministri pёrgjegjёs pёr energjinё.
2. Të gjithë termat e përdorur në këtë ligj, të cilët nuk janë përfshirë në pikën 1, të këtij neni, do të kenë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në ligjin nr.43/2015, “Pёr sektorin e energjisё”, dhe ligjin nr.124/2015, “Pёr efiçencёn e energjisё”.
KREU II
OBJEKTIVAT E PЁRGJITHSHËM KOMBЁTARË DHE MASAT
PЁR PЁRDORIMIN E ENERGJISЁ NGA BURIMET E RINOVUESHME
Neni 4
Objektivat
1. Objektivat e detyrueshëm kombёtarë pёr energjinё e rinovueshme të prodhuar nga burimet e rinovueshme nё konsumin pёrfundimtar bruto tё energjisё dhe trajektorja udhёzuese janё pёrcaktuar nё shtojcёn nr.1, bashkëlidhur këtij ligji.
2. Pjesa e energjisё nga burimet e rinovueshme pёrllogaritet si prodhimi pёrfundimtar bruto i energjisё nga burimet e rinovueshme, përpjesëtuar me konsumin pёrfundimtar bruto të energjisё nga tё gjitha burimet e energjisё, nё përputhje me metodologjinё e miratuar nga Këshilli i Ministrave.
3. Pёr tё arritur objektivat e pёrcaktuar nё shtojcёn nr.1 tё kёtij ligji, Republika e Shqipёrisë mund tё zbatojё masat e bashkёpunimit me palёt kontraktuese tё Komunitetit tё Energjisё, vendet anёtare tё Bashkimit Evropian ose me vendet e treta tё tjera. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton këto masa bashkëpunimi për energjitë e rinovueshme, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
4. Bashkёpunimi me çdo vend anёtar tё Bashkimit Evropian nuk duhet tё ndikojё negativisht nё arritjen e objektivave tё pёrcaktuar nё shtojcёn nr.1. Sekretariati i Komunitetit tё Energjisё njoftohet pёr çdo marrëveshje tё tillё.
Neni 5
Plani Kombёtar i Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisë
1. Ministria, në bashkëpunim me agjencinë përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë, harton një plan veprimi për burimet e rinovueshme të energjisë.
2. Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë pёrcakton masat pёr arritjen e objektivave kombёtarё pёr energjinё elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme, pёr ngrohjen dhe ftohjen, për transportin si pjesё e konsumit pёrfundimtar bruto nё vitin 2020, sipas pёrcaktimit nё shtojcёn nr.1 tё kёtij ligji. Ky plan hartohet nё bashkёpunim me institucionet kombёtare, rajonale e vendore, si dhe me Sekretariatin e Komunitetit tё Energjisё, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 4, tё kёtij ligji.
3. Plani Kombёtar i Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisë miratohet nga Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. Plani Kombёtar i Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisë i miratuar i njoftohet Sekretariatit tё Komunitetit tё Energjisё.
4. Zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisë, pёrfshirё edhe arritjen e objektivave pёr energjinё e rinovueshme, monitorohet prej agjencisё pёrgjegjёse pёr burimet e energjisё sё rinovueshme. Agjencia i paraqet raportin e monitorimit ministrisё çdo vit nё datën 1 qershor, duke filluar nga viti 2017.
5. Çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2017, nё datёn 30 shtator, ministria u paraqet Kёshillit tё Ministrave dhe Kuvendit tё Shqipёrisё njё raport për zbatimin e Planit Kombёtar tё Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisё dhe pёrmbushjen sipas objektivave tё detyrueshëm kombёtarë pёr energjinё e rinovueshme nё konsumin pёrfundimtar bruto tё energjisё e të trajektores udhёzuese, tё pёrcaktuar nё nenin 4, tё kёtij ligji.
6. Raporti i pёrshkruar nё pikёn 5, tё kёtij neni, bёhet publik nё faqen zyrtare tё internetit tё ministrisё, jo mё vonё se data 30 nёntor e ҫdo viti. Ky raport i njoftohet Sekretariatit tё Komunitetit tё Energjisё çdo dy vjet.
7. Nёse raporti i pёrshkruar nё pikёn 5, tё kёtij neni, paraqet se pjesa e energjisё nga burimet e rinovueshme ёshtё mё e vogёl se njё pikё pёrqindjeje sesa vlera e trajektores udhёzuese pёr periudhёn e dy viteve tё ardhshme tё pёrcaktuar nё shtojcёn nr.1, ministria duhet t’i propozojë Këshillit të Ministrave miratimin e një Plani Kombёtar tё Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisё tё ndryshuar dhe ta depozitojё pranё Sekretariatit tё Komunitetit tё Energjisё deri mё 30 qershor tё vitit pasardhës, duke pёrcaktuar masat e duhura dhe tё pёrshtatshme pёr tё arritur trajektoren udhёzuese përmendur nё shtojcёn nr.1, brenda njё kohe tё arsyeshme.
Neni 6
Informacioni, certifikimi dhe statistikat
1. Ministria nëpërmjet agjencisё pёrgjegjёse pёr burimet e rinovueshme tё energjisё, mundëson qё informacioni rreth pёrfitimeve, kostove tё zhvillimit dhe pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme, si dhe rreth masave mbёshtetёse, bёhet i disponueshёm pёr tё gjitha palët e interesuara, tё tilla si konsumatorёt, zhvilluesit, hartuesit, sponsorizuesit, investitorёt, institucionet financiare, ndёrtuesit, instaluesit, arkitektёt dhe furnizuesit e pajisjeve e të sistemeve tё ngrohjes e të ftohjes dhe pajisjeve tё tjera qё pёrdorin energjinё nga burimet e rinovueshme.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, miraton skemat e certifikatave dhe kriteret e nevojshme tё certifikimit pёr instalimet e kaldajave dhe sobave tё vogla tё biomasёs, sistemeve diellore fotovoltaike, termike, termodinamike, sistemeve gjeotermike tё cekëta dhe pompat e nxehtёsisё, jo mё vonё se 12 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Certifikimi i dhёnё prej çdonjёrit nga vendet anёtare tё Bashkimit Evropian ose palёve kontraktuese tё Komunitetit tё Energjisё konsiderohet si i bazuar nё kёto kritere.
3. Tё gjitha subjektet qё pёrdorin dhe prodhojnё energjinё nga burimet e rinovueshme kanё detyrimin tё dorёzojnё tabelat e bilancit tё prodhimit vjetor tё energjisё nё agjencinё përgjegjëse për energjitë e rinovueshme jo më vonë se data 31 mars e çdo viti, qё shërben si bazё pёr monitorimin e ecurisё së arritjes sё objektivave tё prodhimit tё energjisё nga kёto burime.
Neni 7
Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e agjencisё pёrgjegjёse pёr energjinё e rinovueshme
1. Agjencia përgjegjëse për energjinë e rinovueshme, si institucion në varësi të ministrit, kryen detyrat dhe pёrgjegjёsitё, si më poshtё vijon:
a) Krijimin, regjistrimin dhe pёrditёsimin e regjistrit tё prodhuesve me përparësi të energjisë;
b) Regjistrimin e bilancit tё energjisё tё të gjithё prodhuesve me përparësi të energjisë;
c) Hartimin dhe dorëzimin në ministri të projektit të Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë në afatet e përcaktuara nga kjo ministri;
ç) Monitorimin e zbatimit tё Planit Kombёtar tё Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisë, tё miratuar nga Kёshilli i Ministrave;
d) Hartimin dhe dorёzimin nё ministri dhe ERE, brenda datёs 1 qershor tё çdo viti, të vlerёsimit të pjesёs sё energjisё së prodhuar nga burimet e rinovueshme, krahasuar me konsumin pёrfundimtar bruto tё energjisё pёr vitin paraardhёs;
dh) Hartimin e tё gjithё dokumentacionit tё nevojshёm dhe dorёzimin pёr miratim nё ministri, sipas përcaktimit tё nenit 6, tё kёtij ligji, jo mё vonё se 12 muaj pas miratimit tё kёtij ligji.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, cakton ose krijon institucionin, i cili do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme.
KREU III
NXITJA E PRODHIMIT TЁ ENERGJISЁ ELEKTRIKE NGA BURIMET E RINOVUESHME TЁ ENERGJISЁ
Neni 8
Masat mbёshtetёse pёr prodhimin e energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme
1. Me qёllim arritjen e objektivit kombёtar tё energjisё sё rinovueshme, Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme.
2. Mbёshtetja sipas kontratës për diferencë pёr prodhuesit me përparësi të energjisё elektrike, përveç rasteve të përcaktuara në këtë ligj, do tё jepet nёpërmjet një procesi konkurrues tenderimi. Mbështetja jepet në formёn e njё shpёrblimi pёr arritjen e çmimit tё caktuar, si një shtesё mbi çmimin e referencës.
3. Ministria, në konsultim me agjencinё pёrgjegjёse pёr energjinё e rinovueshme, Entin Rregullator tё Energjisё dhe Sekretariatin e Komunitetit tё Energjisё, harton çdo propozim rreth masave mbёshtetёse. Kushtet dhe procedurat për dhënien e masave mbështetëse, që përfshijnë ndihmën nga buxheti i shtetit, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. Këto masa, në çdo rast përpara miratimit të tyre, konsultohen me Komisionin e Ndihmës Shtetërore për përputhjen e tyre me legjislacionin për ndihmën shtetërore.
4. Prodhuesit me përparësi të energjisё elektrike janё pёrgjegjёs pёr balancimin. Prodhuesit bёhen palё pёrgjegjёse pёr balancimin, duke nёnshkruar njё kontratё me Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose duke nënshkruar një kontratë për transferimin e përgjegjësisë së balancimit te një palë tjetër përgjegjëse për balancimin, duke u bërë pjesëtar i një grupi balancues, në përputhje me rregullat e tregut dhe procedurat pёrkatёse tё miratuara nga ERE, jo mё vonё se 6 muaj nga miratimi i kёtij ligji, në konsultim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
Neni 9
Kontrata për diferencë
1. Mbështetja sipas kontratës për diferencë është e bazuar në një shpёrblim të ndryshueshёm, tё llogaritur si diferenca midis çmimit me të cilin prodhuesi i energjisë së rinovueshme është shpallur fitues në procesin konkurrues për dhënien e ndihmës (çmimi i caktuar) dhe çmimit tё tregut të energjisё elektrike (çmimi referencë).
2. Çmimi i caktuar përbën nivelin maksimal të shpërblimit që mund t’i jepet çdo projekti të energjive të rinovueshme.
3. Çmimi referencë është çmimi i produktit të tregtuar në tregun e organizuar të energjisë elektrike ose deri nё krijimin e tij, si çmim referencë do të shёrbejё njё çmim i krahasueshëm tregu për të njëjtin produkt.
4. Përfituesit e skemës së mbështetjes, sipas një kontrate për diferencë dhe niveli maksimal për një mbështetje të tillë, do të caktohen në një proces tenderimi, të hapur për të gjithё prodhuesit e energjisë elektrike nga burime tё rinovueshme, në bazë të kritereve të qarta, transparente dhe jodiskriminuese, përveç rasteve kur:
a) vetëm një ose një numër shumë i kufizuar projektesh janë të përshtatshme për një proces tenderimi konkurrues;
b) një proces tenderimi mund të sjellë një nivel mbёshtetjeje dukshëm më të lartë; ose
c) një proces konkurrues do të rezultonte dukshёm në çmime tё ulëta.
5. Procesi konkurrues mund të kufizohet vetëm në një teknologji specifike, nё rastet kur një proces i hapur ndaj të gjithë prodhuesve do të çonte në rezultat jo të përshtatshëm, i cili nuk mund të trajtohet në procesin e projektimit duke pasur parasysh, në veçanti:
a) potencialin afatgjatë të një teknologjie të re dhe inovative;
b) nevojën për të diversifikuar burimet;
c) kufizime të rrjetit dhe qëndrueshmërisё së rrjetit;
ç) kostot e lidhjes në rrjet;
d) nevojën për të shmangur deformimet në tregun e materialeve të para nga mbështetja e biomasës.
6. Kushtet dhe procedurat e tenderimit, si dhe rastet e kufizimit të këtij procesi sipas pikës 5, të këtij neni, propozohen nga ministri dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
7. Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të hartojë një formular aplikimi për mbështetjen sipas kontratës për diferencë. Formulari i aplikimit përmban ndër të tjera emrin e aplikantit dhe llojin e shoqёrisё, një përshkrim të projektit, duke përfshirë vendndodhjen e saj, datën e fillimit e të pёrfundimit tё projektit, sasinё e mbështetjes së nevojshme për të pёrfunduar atë dhe kostot pёrkatёse. Në formularin e aplikimit, përfituesit duhet të kenё mundёsi tё përshkruajnë mundёsinё e zhvillimit tё projektit pa skemën mbështetëse.
8. Mbështetja pёr prodhuesit e energjisë së rinovueshme jepet në çdo rast, deri në vetёshlyerjen e plotë të impiantit, në përputhje me rregullat e kontabilitetit dhe çdo ndihmë investimi e marrё më parë duhet të zbritet nga mbështetja financiare.
9. Prodhuesit e energjisë së rinovueshme janë të detyruar të paguajnë diferencën ndёrmjet çmimit të referencës dhe çmimit të caktuar, tek Operatori i Energjisë së Rinovueshme, nё rastet kur çmimi i referencës tejkalon çmimin e caktuar. Nëse çmimi i tregut në bazë orare, nё bazё tё ankandit tё ditёs nё avancё, do të jetë nën zero për më pak se gjashtë orë radhazi, mbështetja konsiderohet e mbuluar me çmimin e caktuar. Nëse çmimi i tregut në bazë orare, nё bazё tё ankandit tё ditёs nё avancё, mbetet negativ gjatë një periudhe prej gjashtë orësh ose më gjatë, atëherë shuma e diferencës sipas kontratës për diferencë do të jetё zero për gjithё atё periudhё.
10. Kontrata për diferencë do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 15 vjetësh.
Neni 10
Masat mbёshtetёse pёr prodhimin e energjisё elektrike nga burimet e vogla të rinovueshme
1. Kushtet e vendosura nё nenet 8 dhe 9, tё kёtij neni, nuk zbatohen pёr prodhuesit me kapacitet tё instaluar deri në 2 MW, pёrveç rasteve tё energjisё elektrike tё prodhura nga energjia e erёs, ku pёrjashtimi aplikohet pёr kapacitete tё instaluara tё energjisё elektrike deri në 3 MW ose pёr 3 njёsi prodhimi a pёr projektet demonstruese.
2. Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga hidrocentralet me kapacitet të instaluar deri në 2 MW bazohet në një metodologji të miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, që bazohet në çmimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike ose deri nё krijimin e tij, në çmime të krahasueshme të tregjeve të organizuara të vendeve fqinje, plus një bonus tё caktuar pёr promovimin e këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar për këtë lloj teknologjie nga ERE, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3. Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga çdo prodhues tjetër me përparësi, i përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, llogaritet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinё e miratuar nga Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, i cili duhet të marrë në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve, sipas llojit të teknologjisë së përdorur.
4. Në hartimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të shitjes sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, ministria merr edhe mendimin nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore.
Neni 11
Operatori i Energjisë së Rinovueshme
1. Operatori i Energjisë së Rinovueshme është përgjegjës për faturimin dhe mbledhjen nga çdo furnizues i energjisë elektrike të pagesave për detyrimin për energjinë e rinovueshme për të gjitha kategoritë e prodhuesve me përparësi, të aplikuar tek të gjithë klientët fundorë, në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të lëvruar te këta klientë. Këshilli i Ministrave përcakton operatorin që do kryejë funksionet e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë ligj dhe ligjin e sektorit të energjisë elektrike.
2. Operatori i Energjisë së Rinovueshme është përgjegjës për nënshkrimin dhe administrimin e kontratave për diferencë me prodhuesit me përparësi të energjisë. Kjo përfshin menaxhimin e kontratave gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre, si dhe parashikimin e pagesave sipas skemave mbështetëse për prodhuesit me përparësi, nё pёrputhje me detyrimin pёr energjinё e rinovueshme. Operatori i Energjisë së Rinovueshme është gjithashtu, përgjegjës për shlyerjen e shumave të pagueshme për prodhuesit me përparësi.
3. ERE miraton detyrimin pёr energjinё e rinovueshme që do të paguhet nga ana e konsumatorëve të energjisë elektrike në një bazë vjetore dhe procedurën e kompensimit të diferencës për prodhuesit, jo më vonë se 12 muaj pas miratimit të këtij ligji.
4. Operatori i Energjisë së Rinovueshme duhet të mbajё të dhëna tё hollësishme për të gjitha masat mbështetëse. Këto të dhëna duhet të mbahen gjatё gjithё kohëzgjatjes sё kontratës për diferencë dhe për një periudhë shtesë prej dhjetë vitesh, duke përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme për të provuar se kushtet e kontratës për diferencë janë përmbushur.
5. Operatori i Energjisë së Rinovueshme publikon çdo vit detajet e llogaritjeve e të shpërblimeve sipas kontratave për diferencë. Operatori i Energjisë së Rinovueshme kryen një vlerësim të fazës së parë të ankandeve, përfshirë përqindjen e realizuar të projekteve të energjive të rinovueshme të deklaruar fitues në ankandet, pas mbarimit të afatit të komisionimit.
Neni 12
Aksesi nё rrjet
1. Transmetimi dhe shpёrndarja e energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme janë të garantuar, mbi baza transparente, jodiskriminuese dhe bazuar në tarifat e miratuara e të publikuara nga ERE. Prodhuesit që prodhojnë energji nga burime të rinovueshme kanë përparësi në aksesin në rrjetet elektrike.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mund të refuzojnë aksesin në rrjetin e tyre, në rast se mungon kapaciteti i nevojshëm. Vendimi për refuzimin e aksesit në rrjet duhet të jetë i arsyetuar, të bazohet në kushte teknike e ekonomike objektive dhe duhet të marrë në konsideratë detyrimin e shërbimit publik si dhe detyrimet për mbrojtjen e klientëve fundorë. Vendimi për refuzimin e aksesit i njoftohet palës së interesuar.
3. Kriteret e pёrcaktuara nё pikёn 1 përfshihen në marrëveshjen pёr operimin midis Operatorit tё Sistemit tё Transmetimit ose Operatorit të Sistemit të Shpёrndarjes dhe prodhuesit tё energjisё sё rinovueshme.
4. ERE miraton masat e nevojshme pёr operimin e rrjetit me qёllim minimizimin e ndёrprerjeve tё energjisё elektrike tё prodhuar nga burimet e rinovueshme tё energjisё.
Neni 13
Lidhja me rrjetin
1. Operatorёt e sistemit tё transmetimit dhe të shpёrndarjes ndёrmarrin hapat e duhur pёr tё zhvilluar infrastrukturёn e rrjetit tё transmetimit dhe tё shpёrndarjes, rrjetet inteligjente, impiantet e depozitimit dhe sistemin e energjisё elektrike, me qёllim qё tё lejojnё funksionim tё sigurt tё sistemit tё energjisё elektrike, për tё pёrfshirë zhvillimin e mёtejshёm tё prodhimit tё energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme tё energjisё, pёrfshirё interkonjeksionin me vendet fqinje, nё pёrputhje me Planin Kombёtar tё Veprimit pёr Burimet e Rinovueshme të Energjisё.
2. Me propozim tё operatorёve tё sistemit tё transmetimit e të shpёrndarjes, ERE miraton procedurat dhe rregullat e pёrshpejtuara pёr lidhjen e impianteve prodhuese nё rrjet, nё pёrputhje me kriteret e pёrcaktuara në ligjin nr.43/2015, “Pёr sektorin e energjisё”, nё bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe vendore, tё pёrfshira nё procedurat pёr autorizimin, planifikimin dhe dhёnien e lejeve nё nivelin vendor dhe kombёtar.
3. Operatorёt e sistemit tё trasmetimit e të shpёrndarjes, bazuar nё kёrkesёn e prodhuesit tё energjisё nga burimet e rinovueshme dhe nё pёrputhje me kodet dhe rregulloret e miratuara nga ERE, propozojnё si pikё lidhjeje me rrjetin e tyre atё pikё qё plotёson kushtet mё tё favorshme pёr prodhuesin e energjisё sё rinovueshme nga pikёpamja e kostos dhe largёsisё nga rrjeti. Nё pёrzgjedhjen e pikёs sё lidhjes mё tё mirё dhe mё tё pёrshtatshme, operatorёt e sistemit tё transmetimit e tё shpёrndarjes duhet tё marrin nё konsideratё kufizimet teknike e efikasitetin ekonomik tё pikёs sё pёrzgjedhur tё lidhjes me rrjetin. Operatorët e sistemit të transmetimit e të shpërndarjes duhet t’i sigurojnë çdo prodhuesi të ri të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, që dëshiron të lidhet në rrjet, informacionin e kërkuar të nevojshëm dhe të kuptueshëm, duke përfshirë:
a) një vlerësim të detajuar dhe të kuptueshëm mbi kostot e pikës së lidhjes;
b) një kohëzgjatje të saktë e të arsyeshme për marrjen dhe shqyrtimin e kërkesës për lidhjen në rrjet;
c) një afat kohor të arsyeshëm për miratimin e çdo lidhjeje të propozuar në rrjet.
Neni 14
Kostot për lidhjen me rrjetin dhe zgjerimin e kapaciteteve
1. Shpenzimet e nevojshme të lidhjes së impianteve të gjenerimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë në pikën e lidhjes dhe pajisjet e nevojshme matëse për të regjistruar energjinë elektrike të furnizuar e të lëvruar përballohen nga prodhuesi i energjisë së rinovueshme.
2. Në qoftë se operatori i sistemit të rrjetit pas miratimit të lidhjes me rrjetin sipas shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 13, cakton një pikë tjetër të lidhjes ndaj impianteve, ai duhet të mbulojë kostot shtesë që i shkaktohen prodhuesit.
3. Operatori i sistemit të rrjetit duhet të përballojë kostot e optimizimit, të përforcimit dhe të zgjerimit të sistemit të rrjetit.
Neni 15
Skemat e matjes neto të energjisë
1. Në përputhje me skemën e matjes, një shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tyre dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
2. Klientët, sipas skemës së matjes neto të energjisë, duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime.
3. Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza mujore për secilën pikë matëse. Teprica e energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor shitet te furnizuesi i shërbimit universal, i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, sipas çmimit të miratuar në bazë të metologjisë përkatëse të miratuar nga ky institucion.
4. Ministri miraton me udhëzim një procedurë të lehtësuar për autorizimin për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.
KREU IV
GARANCIA E ORIGJINЁS PЁR ENERGJINЁ ELEKTRIKE TË PRODHUAR NGA BURIMET E RINOVUESHME TЁ ENERGJISЁ
Neni 16
Garancia e origjinёs
1. Me kёrkesёn e prodhuesit të energjive të rinovueshme, ERE duhet tё lёshojё garancinё e origjinёs pёr çdo njёsi të energjisë të gjeneruar nga impianti, pas marrjes të së drejtës për ndërtimin e impiantit të energjisë së rinovueshme.
2. Garancia e origjinёs lёshohet nё formatin standard dhe pёr njё njёsi tё energjisё elektrike 1 MWh duhet tё pёrcaktojё:
a) burimin e energjisё nga i cili prodhohet energjia;
b) datёn e fillimit e tё pёrfundimit tё prodhimit;
c) emrin, vendin, tipin dhe kapacitetin e impiantit ku ёshtё prodhuar energjia;
ç) nёse prodhuesi ka pёrfituar prej mbёshtetjes me investime ose nga skema tё tjera tё mbёshtetjes nё nivel kombёtar dhe masёn e kёtij pёrfitimi;
d) datёn e autorizimit tё impiantit dhe kohën kur ёshtё futur nё punё;
dh) datёn, vendin e lёshimit tё garancisё dhe njё numёr identifikimi unik.
3. Garancia e origjinës mund të transferohet, veçmas ose së bashku me transferimin fizik të energjisë dhe nuk do të ketë efekt në vendimin për të përdorur mekanizmin e bashkëpunimit për arritjen e objektivit apo në llogaritjen e konsumit final bruto të energjisë nga burime të rinovueshme, në përputhje me nenin 4, të këtij ligji.
4. ERE duhet mbajë një regjistër elektronik të garancive të origjinës me një mekanizëm të përshtatshëm të përpunimit të të dhënave për të siguruar se garancitë e origjinës lëshohen, transferohen dhe anulohen në mënyrë elektronike dhe janë të sakta, të besueshme dhe jo të manipulueshme. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ketë akses lirisht në këtë regjistër.
5. ERE monitoron lёshimin, transferimin dhe anulimin e garancive tё origjinёs dhe siguron se e njёjta njёsi e energjisё elektrike nga burime tё rinovueshme ёshtё marrё nё konsideratё vetёm njё herё.
6. Garancia e origjinёs lёshohet bazuar në tё dhёna të kuptueshme dhe informacion tё duhur pёr tё certifikuar origjinёn e energjisё elektrike tё furnizuar nga prodhuesi si dhe tё dhёnat e matura tё certifikuara nga Operatori i Sistemit tё Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpёrndarjes. Garancia e origjinёs lёshohet vetёm nёse prodhuesi jep tё gjithё informacionin e kёrkuar sipas pikës 2, tё kёtij neni.
7. Prodhuesit nuk i jepet mbёshtetje kur ai prodhues merr njё certifikatё origjine pёr tё njёjtin prodhim energjie nga burime tё rinovueshme.
8. Pёrdorimi i garancisё sё origjinёs ёshtё i vlefshёm brenda 12 muajve prej prodhimit tё njёsisё sё energjisё elektrike korresponduese. Garancia e origjinёs duhet të anulohet pas pёrdorimit tё saj.
9. Furnizuesi i energjisё elektrike ёshtё i detyruar tё provojё pjesёn apo sasinё e energjisё nga burimet e rinovueshme nё totalin e energjisё sё pёrzier me qёllim qё t’u japё konsumatorёve informacionin rreth konsumit tё energjisё sё rinovueshme duke pёrdorur edhe garancinё e origjinёs.
10. Sasia e energjisё nga burimet e rinovueshme qё i korrespondon garancisё sё origjinёs, e transferruar prej njё furnizuesi tё energjisё elektrike te njё palё e tretё, duhet zbritur prej pjesёs sё energjisё nga burimet e rinovueshme nё totalin e energjisё sё pёrzier sipas pёrcaktimit nё pikën 7, tё kёtij neni.
11. Nёse energjia elektrike ёshtё prodhuar nga njё hidrocentral me sistemin e rezervёs sё pompuar prej ujit tё pompuar mё parё nga poshtё lart, garancia e origjinёs lёshohet vetёm pёr atё sasi tё energjisё elektrike qё i korrespondon diferencёs midis energjisё elektrike tё prodhuar nga hidrocentrali dhe energjisё elektrike tё konsumuar prej sistemit tё rezervёs sё pompuar.
12. Nёse energjia elektrike ёshtё prodhuar prej mbetjeve urbane apo industriale, garancia e origjinёs lёshohet vetёm pёr sasinё e energjisё qё i korrespondon pjesёs sё biodegradueshme, sipas pёrcaktimit nё shkronjën “ç”, të pikës 1, të nenit 3, tё kёtij ligji.
13. ERE miraton njё rregullore tё veçantё pёr krijimin e njё sistemi tё saktё, tё besueshёm e tё mbrojtur nga abuzimet pёr lёshimin, transferimin dhe revokimin e garancive tё origjinёs. Kjo rregullore, ndёrmjet tё tjerash, pёrcakton nё mёnyrё tё veçantё:
a) dokumentacionin qё duhet dorёzuar nga prodhuesi pёr cilёsitё teknike tё impiantit tё tij si njёsi prodhuese e energjisё elektrike nga burime tё rinovueshme tё energjisё;
b) procedurёn teknike tё kualifikimit dhe veçanёrisht kufirin kohor në të cilin ERE pёrgjigjet pёr aplikimet e dorёzuara dhe pasojat ligjore qё rrjedhin prej dёshtimit tё zbatimit të këtij detyrimi;
c) procedurёn e aplikimit pёr lёshimin, regjistrimin, transferimin dhe anulimin e garancisё sё origjinёs;
ç) procedurёn e monitorimit e tё verifikimit tё saktёsisё dhe besueshmёrisё sё detyrimeve tё pёrmbushura nga prodhuesi;
d) çёshtjet lidhur me bashkёpunimin me autoritetet kompetente tё vendeve anёtare tё BE-sё dhe vendeve tё tjera me tё cilat ka marrëveshje tё nёnshkruara pёr njohjen e ndёrsjellё tё garancive tё origjinёs.
Neni 17
Procedura e monitorimit
1. Pёr tё siguruar pёrmbushjen e kushteve tё lёshimit tё garancisё sё origjinёs dhe se tё dhёnat, mbi tё cilat ёshtё lёshuar ajo, janё ta sakta, pёrfaqёsuesit e ERE-s dhe çdo person i autorizuar prej saj, pa paragjykime lidhur me respektimin e sekretit tregtar, kanё akses të lirë nё impiantin pёrkatёs tё prodhimit dhe nё tё gjitha tё dhёnat dhe informacionin pёr atё impiant tё dhёnё. Prodhuesi ёshtё i detyruar tё lehtёsojё punёn e pёrfaqёsuesve tё ERE-s dhe të personave tё autorizuar prej tij.
2. ERE mund tё refuzojё njohjen e garancisё sё origjinёs vetёm kur ka dyshime tё bazuara pёr saktёsinё, besueshmёrinё ose vёrtetёsinё e saj. ERE njofton Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për çdo refuzim së bashku me arsyet për këtë refuzim. Mendimi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë merret parasysh nga ERE në njohjen e garancive të origjinës.
Neni 18
Bashkёpunimi ndёrkombёtar pёr garancitё e origjinёs
1. Njё garanci e origjinёs pёr energjinё elektrike të gjeneruar nga burime tё rinovueshme tё energjisё, e lёshuar nga njё vend anёtar i BE-sё ose nga njё vend i cili ёshtё palё kontraktuese e Traktatit tё Komunitetit tё Energjisё, do tё njihet edhe nga Republika e Shqipёrisё.
2. ERE punon ngushtёsisht me tё gjitha autoritetet qё lёshojnё garanci tё origjinёs nё vendet anёtare tё BE-sё dhe me çdo vend, i cili ёshtё palё kontraktuese e Traktatit tё Komunitetit tё Energjisё, me qёllim pёr t’u vёnё nё dispozicion konsumatorёve fundorё informacionin pёr pjesёn e energjisё sё prodhuar nga burimet e rinovueshme tё energjisё, si pjesё e energjisё totale tё furnizuar.
KREU V
ENERGJIA E BURIMEVE TË RINOVUESHME NЁ TRANSPORT DHE PЁR PRODHIMIN E UJIT TЁ NGROHTË
Neni 19
Pёrdorimi i burimeve tё rinovueshme tё energjisё nё transport
Përmbushja e detyrimeve kombёtare pёr energjinё e rinovueshme për qёllimet e pёrdorimit tё energjisё prej burimeve tё rinovueshme nё tё gjitha llojet e transportit, sipas objektivave kombёtarë pёr pёrdorimin e burimeve tё rinovueshme tё energjisё, nё pёrputhje me nenin 4, tё kёtij ligji, realizohet nëpërmjet legjislacionit për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport.
Neni 20
Objektivat minimalё pёr pёrdorimin e energjisё diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë
1. Kёshilli i Ministrave pёrcakton treguesit minimalё pёr prodhimin e ujit tё ngrohtё urban pёr pёrdorim higjienik dhe pёr proceset teknologjike, i pёrftuar prej sistemeve tё paneleve diellore.
2. Treguesit minimalё pёr pёrdorimin e energjisё diellore, tё pёrcaktuar sipas pikës 1, tё kёtij neni, vendosen duke marrё nё konsideratё sasinё e rrezatimit diellor pёr zonat e ndryshme tё vendit.
3. Kёshilli i Ministrave miraton kriteret specifike pёr pёrllogaritjen e energjisё diellore tё pёrdorur pёr të pёrfituar ujё tё ngrohtё qoftё nё mёnyrё tё veçantё apo si pjesё e kodit tё energjisё sё banesave, duke marrё nё konsideratё standardet mё tё fundit tё BE-sё, tё miratuara pёr kёtё qёllim.
KREU VI
DISPOZITA TЁ FUNDIT
Neni 21
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, pikat 2 e 3; 5, pika 3; 6, pika 2; 7, pika 2; 8, pika 1; 9, pika 6; 10, pikat 2 e 3; 20, pikat 1 e 3; dhe 22, pikat 2 e 5, të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për energjinë, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 1, të nenit 15, të këtij ligji.
3. Ngarkohet agjencia pёrgjegjёse pёr energjinё e rinovueshme, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktin nënligjor në zbatim të shkronjës “dh”, të pikës 1, të nenit 7, të këtij ligji.
4. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 8, pika 4; 11, pika 3; 12, pika 4; 13, pika 2; 15, pika 4; dhe 16, pika 13, të këtij ligji.
Neni 22
Trajtimi i prodhuesve ekzistues me përparësi
1. Prodhuesit me pёrparёsi, tё cilёt kanё përfunduar procesin e komisionimit të centralit elektrik, brenda datës 31 dhjetor 2017, kanë të drejtë të zgjedhin për të përfituar nga skema e mbështetjes sipas kontratës për diferencë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe procedurave të miratuara nga ERE.
2. Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me pёrparёsi, tё cilёt kanё përfunduar procesin e komisionimit të centralit elektrik brenda datës 31 dhjetor 2017 dhe të cilët nuk janë bërë pjesë e skemës mbështetëse sipas kontratës për diferencë, llogaritet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinё e miratuar nga Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.
3. Metodologjia e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, bazohet në çmimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike ose deri nё krijimin e tij, në çmime të krahasueshme të tregjeve të organizuara të vendeve fqinje, plus një bonus tё caktuar pёr promovimin e këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar nga ERE në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
4. Detyrimi i blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, që nuk përfitojnë nga skema e mbështetjes sipas kontratës për diferencë, konsiderohet detyrim i shërbimit publik dhe i ngarkohet një të licencuari nga ERE, në përputhje me kushtet dhe procedurat e miratuara nga Këshilli i Ministrave.
5. Deri në krijimin e një mekanizmi tregu objektiv, jodiskriminues dhe transparent për rregullat e balancimit, mënyra e trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë dhe kostot përkatëse për mbulimin e tyre miratohen nga Këshilli i Ministrave.
Neni 23
Shfuqizimi i akteve
Ligji nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, shfuqizohet.
Neni 24
Hyrja nё fuqi
Ky ligj hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NXITJEN E PЁRDORIMIT TЁ ENERGJISЁ NGA BURIMET E RINOVUESHME”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.