Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Shtator 2018:

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROGRAMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE IV””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROGRAMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE IV”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 7, të nenit 2, pas fjalëve “… janë emrat …”, shtohen fjalët “… dhe mbiemrat ….”.

Neni 2

Pas pikës 3, të nenit 27, shtohet pika 3/1, si më poshtë vijon:
“3/1. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes, të mbajtura nga shërbimi i gjendjes civile të vendeve të huaja, mund të paraqiten në zyrën e gjendjes civile në bashki/njësi administrative edhe nga vetë shtetasit.”.

Neni 3

Në pikën 2, të nenit 33, fjalia e parë ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Regjistri Kombëtar administrohet nga institucioni përgjegjës, i përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 4

Në nenin 36 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet “Plotësimet dhe korrigjimet në Regjistrin Kombëtar”;
2. Pas shkronjës “c” shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Për korrigjimin si gabim të provuar material të rubrikës së emrit, mbiemrit, emrit të babait, emrit të nënës, ndiqet procedura e parashikuar në nenin 57/7 e vijues të këtij ligji.”.

Neni 5

Në fjalinë e tretë, të pikës 1, të nenit 60, hiqet fjala “… administron …”.

Neni 6

Pas nenit 64 shtohet neni 64/1, si më poshtë vijon:
“Neni 64/1
Marrëdhënia e punës së nëpunësit të shërbimit të gjendjes civile
Marrëdhënia e punës së nëpunësit të shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe në zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut rregullohet sipas dispozitave të Kodit të Punës.”.

Neni 7

Shkronja “c”, në nenin 65, shfuqizohet.

Neni 8

Në pikat 2 dhe 3, të nenit 68, hiqen fjalët “… njësisë administrative …”.

Neni 9

Në nenin 69 bëhet shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Në shkronjën “a”, në fund të fjalisë shtohen fjalët “… dhe ofrojnë shërbimin e gjendjes civile për shtetas që kanë vendbanimin brenda juridiksionit territorial të tyre;”;
2. Shkronja “dh” ndryshon, me këtë përmbajtje:
“dh) informojnë kryetarin e bashkisë/njësisë administrative si dhe zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut për veprimtarinë e tyre, sipas kërkesës së tyre.”.

Neni 10

Në nenin 72, fjalët “… regjistrat e gjendjes civile …” zëvendësohen me “… Regjistrin Kombëtar …”.

Neni 11

Dispozitë kalimtare

Gjoba e parashikuar për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës së përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 1, të nenit 74, të ligjit nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, pezullohet për 6 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 12
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.