Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Shtator 2019:
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2018
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2018, sipas dokumenteve të mëposhtme, pjesë përbërëse të tij:
a) Pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit, për vitin 2018;
b) Raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2018, në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e realizuar;
c) Raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij, për vitin 2018;
ç) Raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës, për vitin 2018;
d) Raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar, publik, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, gjatë vitit 2018.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2018”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetin faktik të vitit 2018” për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit, raporteve dhe tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA