Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Korrik 2023: 
V E N D I M
PËR 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN   E REZOLUTËS NR.463 (2022), TË BORDIT DREJTUES TË CEB, “RRITJA E KAPITALIT TË BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEB)””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e rezolutës nr.463 (2022), të Bordit Drejtues të CEB, “Rritja e kapitalit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
### 
P R O J E K T L I GJ
PËR 
 MIRATIMIN E REZOLUTËS NR.463 (2022), TË BORDIT DREJTUES TË CEB, “RRITJA E KAPITALIT TË BANKËS PËR ZHVILLIM   TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEB)” 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e rezolutës nr.463 (2022), të Bordit Drejtues të CEB, “Rritja e kapitalit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB)”, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Rregullat dhe autoriteti kompetent për realizimin e rritjes së përgjithshme të kapitalit të Republikës së Shqipërisë në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 
*** 
P R O J E K T L I GJ 
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.57/2019, “PËR ASISTENCËN SOCIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të pikës 1, të nenit 9, shtohen fjalët “… të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Shkronja “a”, e nenit 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 
### 
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.57/2019, “PËR ASISTENCËN SOCIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.119/2014,   “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a”, të pikës 1, fjalët “… administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat administrative …” zëvendësohen me         “… publik, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative …”.
2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2, me këtë përmbajtje:
“1/1 “E drejta e autorit” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar.
1/2 “Patentë” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr.9947,                      datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pikat 3/1, me këtë përmbajtje:
“3.1 “Sekret tregtar” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.”.
4. Në pikën 4, fjalët “… ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale,                                      të ndryshuar …” zëvendësohen me “… ligjin nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar …”.
5. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. “Koordinator për të drejtën e informimit” është nëpunësi i autoritetit publik që ushtron kompetencat sipas përcaktimeve të këtij ligji me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit.”.
Neni 2
Pas pikës 2, të nenit 4, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Programi i transparencës bëhet publik në faqen zyrtare në internet të autoritetit publik.”.
Neni 3
Në nenin 6, fjalët “… legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave                    personale …” zëvendësohen me “… ligjin nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar …”.
Neni 4
Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “c”, të pikës 1, fjalët “… ankimit të vendimit përkatës …” zëvendësohen me “… ushtrimit të mjeteve ligjore administrative …”.
2. Në shkronjën “ë”, të pikës 1, fjalët “… nr.9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik” …” zëvendësohen me “… nr.162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin publik” …” dhe pas togfjalëshit “… partneritetin publik privat …” shtohet “… të ndryshuar …”.
2. Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Informacioni, sipas pikës 1, të këtij neni, publikohet i përditësuar në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit, sipas mënyrës së përcaktuar nga Komisioneri.”.
Neni 5
Në pikën 1, të nenit 8, togfjalëshi “… çdo 3 muaj …” zëvendësohet me “… jo më pak se 1 (një) herë në muaj …”.
Neni 6
Pas nenit 9 shtohet neni 9/1, me këtë përmbajtje:
       “Neni 9/1
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave    Personale
1. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Komisioneri”) është autoriteti i pavarur përgjegjës për shqyrtimin e ankesave, monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.
2. Komisioneri ushtron kompetencat e mëposhtme:
a)  Shqyrton ankesat e personave të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj;
b) Shqyrton ankesat e personave në lidhje me funksionimin e programeve të transparencës në autoritetet publike;
c)  Kryen hetim administrativ kryesisht ose me ankesë gjatë ushtrimit të kompetencave të tij;
ç) Njihet dhe ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, sipas këtij ligji apo që lidhen me çështjen në shqyrtim, duke përfshirë edhe informacionet e klasifikuara. Në këto raste, ai është i detyruar të zbatojë masat për ruajtjen e informacionit të klasifikuar, sipas ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
d) Ka të drejtën t’i kërkojë autoritetit të klasifikimit deklasifikimin e një informacioni të klasifikuar kur çmon që publikimi i tij diktohet nga interesa më të rëndësishme shtetërore, sesa nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar, në përputhje me ligjin nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”. Për njohjen me informacionin e klasifikuar të NATO-s ose BE-së zbatohen rregullat për deklasifikimin e informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe                        BE-së;
                 dh) Vendos sanksione administrative sipas parashikimeve të këtij ligji;
e) Nxit transparencën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit;
ë)  Kryen sondazhe mbi baza vjetore në lidhje me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtën e informimit;
f)  Bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës;
g) Me kërkesë të gjykatës që shqyrton çështjen, parashtron mendim me shkrim për çfarëdolloj çështjeje që lidhet me të drejtën e informimit;
gj) Kryen trajnime të nevojshme dhe të vazhdueshme të koordinatorëve për të drejtën e informimit, të punonjësve të autoriteteve publike, si dhe grupeve të interesit;
h) Kur arrin në përfundimin se janë shkelur dispozitat e këtij ligji, njofton autoritetin publik për rezultatet e hetimit administrativ dhe, sipas rastit, propozon marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit përgjegjës.
3. Vendimet e Komisionerit publikohen në faqen zyrtare të internetit të zyrës së Komisionerit.”.
Neni 7
Në nenin 10 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Titullari i autoritetit publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit. Menjëherë pas caktimit ose ndryshimit të koordinatorit për të drejtën e informimit, titullari i autoritetit publik i njofton Komisionerit emrin dhe kontaktet e nëpunësit.”.
2. Pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4, 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
        “3. Gjatë zhvillimit të procedurës disiplinore ndaj nëpunësit të caktuar si koordinator për të drejtën e informimit për shkelje të dispozitave të këtij ligji, autoriteti publik kërkon mendimin e Komisionerit për çështjen. Në vendimin përfundimtar, autoriteti publik arsyeton edhe për pranimin ose refuzimin e mendimit të Komisionerit.
  4.  Nëpunësi i caktuar sipas pikës 1, të këtij neni, përveç pagës mujore të pozicionit në të cilin është emëruar, përfiton edhe një shtesë për natyrë të veçantë pune për punën e tij si koordinator për të drejtën e informimit. Shtesa për natyrë të veçantë pune përfitohet vetëm gjatë kohës që nëpunësi kryen edhe detyrat shtesë si koordinator për të drejtën e informimit.
 5.   Këshilli i Ministrave përcakton me vendim masën e shtesës për natyrë të veçantë pune dhe kriteret për përcaktimin e saj për koordinatorët e autoriteteve publike, struktura dhe niveli i pagave të nëpunësve të të cilëve përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.
  6.  Shtesa sipas pikës 4, të këtij neni, për koordinatorët e autoriteteve publike, struktura dhe niveli i pagave të nëpunësve të të cilëve nuk përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, përcaktohet nga organi që, sipas legjislacionit në fuqi, përcakton strukturën dhe nivelin e pagave për nëpunësit e atyre autoriteteve.”.
Neni 8
Pas pikës 5, të nenit 11, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:
“6. Përjashtimisht, kërkesat për njohjen me informacionin arkivor të ruajtur në arkivat e përhershëm, trajtohen në përputhje me ligjin nr.9154,                                 datë 6.11.2003, “Për arkivat.”.
Neni 9
Në pikën 4, të nenit 13, fjalët “… nr.10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar …” zëvendësohen me “… nr.111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” …”.
Neni 10
Në pikën 5, të nenit 15, fjalët “… të çdo lloji …” zëvendësohen me “… të ruajtur në arkivat në veprim …”.
Neni 11
Në pikën 5, të nenit 17, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në fjalinë e parë, fjala “… refuzohet …” zëvendësohet me “… kufizohet …”.
2.  Në fjalinë e dytë, fjalët “… nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar …” zëvendësohen me                               “… ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar” …”.
Neni 12
Në pikën 2, të nenit 18, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a”, vlera “150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
2. Në shkronjën “c”, fjalët “… në pikën 1, të nenit 5,…” zëvendësohen me                             “… në nenin 5 …”.
3. Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “ç/1”, me këtë përmbajtje:
  “ç/1) mospublikimi i akteve brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 7 dhe mospërditësimi i kategorive të informacionit të programit institucional të transparencës sipas pikës 4, të nenit 7, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;”.
4. Në shkronjën “d”, vlera “50 000” zëvendësohet me vlerën “25 000”;
5. Në shkronjën “dh”, vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
6. Në shkronjën “e”, vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
7. Në shkronjën “ë”, vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
8. Në shkronjën “f”, vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “50 000”.
9. Në shkronjën “j”, vlera“150 000” zëvendësohet me vlerën “25 000”.
10. Në shkronjën “ll”, pas fjalës “… zyrtare …” shtohen fjalët “… fshehja ose çdo veprim apo mosveprim tjetër …”.
11.   Pas shkronjës “ll” shtohen shkronjat “m”, “n”, “nj” dhe “o”, me këtë përmbajtje:
“m) mosnjoftimi i kërkuesit për procedurën e rishikimit, mosarsyetimi i vendimit ose mosnjoftimi i vendimit përfundimtar të autoritetit publik, sipas pikës 5, të nenit 17, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 150 000 lekë.
n) moscaktimi i koordinatorit nga titullari i autoritetit publik ose                               mosnjoftimi pranë Komisionerit mbi këtë caktim, sipas dispozitave të pikës 1, të nenit 10, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
nj) kryerja e veprimeve ose mosveprimeve, që mund të dëmtojnë rezultatin e procedurës administrative për shqyrtimin e ankesave apo të procedurës së konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve administrative ose që mund të pengojnë konkluzionin e drejtë ose të rregullt të tyre dënohet me 50 000 deri në 300 000 lekë;
o) moszbatimi i vendimit të Komisionerit kur ka urdhëruar dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, sipas përcaktimeve të pikës 6/1, të nenit 24, këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.”.
Neni 13
Neni 19 ndryshohet si më poshtë vijon:
“Neni 19
Përgjegjësia administrative
1. Titullari i autoritetit publik mban përgjegjësi ligjore – administrative për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” “ç/1” dhe “h”, “gj”, “m”, “n”, “nj” dhe “o”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.
2. Në përputhje me parashikimet ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative”, titullari i autoritetit publik mund të delegojë kompetencën e tij për ushtrimin e funksioneve të parashikuara në pikën 1, të nenit 4, pikat 1 dhe 2, të nenit 5, pikën 4, të nenit 7, pikat 1 dhe 2, të nenit 13, të këtij ligji, te nëpunësi më i lartë i autoritetit publik. Në këtë rast, nëpunësi, të cilit i është deleguar kompetenca, mban përgjegjësi për shkeljet administrative të parashikuara në pikën 1, të këtij neni.
3. Koordinatori për të drejtën e informimit ka përgjegjësi administrative për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “d” dhe “e”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.
4. Çdo person përgjegjës, i cili me veprimet ose mosveprimet e tij shkel dispozitat e këtij ligji, ka përgjegjësi administrative për kundërvajtjet administrative të parashikuara në shkronjat “a”, “dh”, “ë”, “f”, “g”, “i”, “j”, “k”, “l”, “ll” dhe “nj”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.”.
Neni 14
Në pikën 3, të nenit 21, fjalët “… shkronjat “l” dhe “ll”, të pikës 2, …” zëvendësohen me “… pikën 2 …”.
Neni 15
Në nenin 24 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në fund të shkronjës “b”, të pikës 5, shtohen fjalët “… dhe sipas rastit, propozimin për të deklasifikuar informacion …”.
2. Në pikën 6, fjalët “… përpara mbarimit të …” zëvendësohen me “… brenda afatit …”.
3. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
“6/1. Autoriteti publik është i detyruar të zbatojë vendimin e Komisionerit kur ka urdhëruar dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos pezullimin e zbatimit të tij.”.
Neni 16
Pas nenit 24 shtohet neni 24/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 24/1
Detyrimi për bashkëpunim
1. Autoritetet publike bashkëpunojnë me Komisionerin duke i siguruar të gjithë informacionin që ai kërkon për përmbushjen e detyrave.
2.  Autoritetet publike raportojnë çdo vit, jo më vonë se data 31 e muajit janar të vitit pasardhës, pranë Komisionerit lidhur me veprimtarinë për zbatimin e kërkesave të këtij ligji, sipas formatit të miratuar nga Komisioneri.”.
Neni 17
Aktet nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të aktit nënligjor në zbatim të pikës 5, të nenit 10, të ligjit.
Neni 18
Shfuqizime
Pika 29, e nenit 3, dhe neni 31/1, i ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, shfuqizohen.
Neni 19
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 
### 
V E N D I M 
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA   DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.119/2014, “PËR TË DREJTËN                       E INFORMIMIT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.