Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 23 Tetor 2025:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DENONCIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT HANNS-SEIDEL TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9781, DATË 19.7.2007”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 29, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr.9781, datë 19.7.2007”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DENONCIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT HANNS-SEIDEL TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9781, DATË 19.7.2007
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Neni 1
Denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr.9781, datë 19.7.2007.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI