Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Tetor 2018:

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ISH-REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË – REPUBLIKA E SHQIPËRISË, 2014-2020, ALOKIMET E VITIT 2017”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë, 2014-2020, alokimet e vitit 2017”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ISH-REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË – REPUBLIKA E SHQIPËRISË, 2014-2020, ALOKIMET E VITIT 2017

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë, 2014-2020, alokimet e vitit 2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në nenin 45 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Autoriteti kontraktor skualifikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
b) Korrupsion;
c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
e) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
f) Falsifikim;
g) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
Detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.”.
2. Paragrafi i parë, i pikës 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Me qëllim plotësimin e kushteve të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, operatori ekonomik duhet të paraqesë dokumentacionin, si më poshtë:
a) Vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton kushtet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, shkronjat “a”, “b” dhe “c”.”
3. Kudo ku përmendet, në titull dhe në përmbajtjen e këtij neni, fjalët “… kandidatë ose ofertues …”, zëvendësohet me “… operator ekonomik …”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.55/2015, “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.55/2015, “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.93/2015, “Për investimet strategjike”, bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në nenin 13, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Përjashtohet nga përfitimi i statusit subjekt investues strategjik, kur ka të dhëna se subjekti është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
b) Korrupsion;
c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste apo nxitje, ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
dh) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
e) Falsifikim;
ë) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
Përjashtimi nga shqyrtimi, miratimi dhe mbështetja e investimeve strategjike, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i një subjekti investues, aksionar ose ortak i tij, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.”.
b) Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë) vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton se nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në pikën 1/1, të këtij neni.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.93/2015, “PËR TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.93/2015, “PËR TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

Neni 1 

Në nenin 6, paragrafi numërtohet me numrin 1 dhe pas tij shtohen pikat 2 e 3, me këtë përmbajtje:
“2. Përjashtohet nga mbështetja dhe lehtësitë e parashikuara në kreun VI, të këtij ligji, çdo investitor/operator menaxhues kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
b) Korrupsion;
c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste apo nxitje, ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
dh) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit e shitjes së narkotikëve si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
e) Falsifikim;
ë) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
Përjashtimi nga mbështetja dhe lehtësitë zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i tij, aksionar ose ortak i investitorit/operatorit menaxhues, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse apo kontrolluese brenda tij.
3. Për përfitmin e mbështetjes dhe të lehtësirave të parashikuara në kreun VI, të këtij ligji, investitori/operatori menaxhues duhet të paraqesë vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton se nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, bëhet shtesa, si më poshtë vijon:

Neni 1

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Përjashtimi nga përfitimi i ndihmës shtetërore
1. Përjashtohet nga përfitimi i ndihmës shtetërore, kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
b) Korrupsion;
c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash, ose financim i terrorizmit;
d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
dh) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
e) Falsifikim;
ë) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
2. Përjashtimi nga përfitimi i ndihmës shtetërore zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i subjektit përfitues të ndihmës, në kuptim të këtij ligji, aksionar ose ortak i tij, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.
3. Me qëllim plotësimin e kushteve për të përfituar ndihmën shtetërore, subjekti përfitues i ndihmës duhet të paraqesë vërtetim nga dosja gjyqësore, ose një dokument të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton se nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në pikat 2 e 3, të këtij neni.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.