Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Janar 2023:

 

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SHTESЁ PЁR NDRYSHIMIN E KONTRATЁS SЁ KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISЁ, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRIVE “SICPA SECURITY SOLUTIONS” SA E “SICPA SECURITY SOLUTIONS ALBANIA”, SH.P.K., PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, DIZENJIMIN, PRODHIMIN DHE NGRITJEN E NJË SISTEMI PËR EMETIMIN, SHPËRNDARJEN, GJETJEN DHE MONITORIMIN E PULLAVE FISKALE E TË PULLAVE TË KONTROLLIT TË BARNAVE, MIRATUAR ME LIGJIN NR.10381, DATË 24.2.2011”

Në mbështetje neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 40, pika 1, të ligjit nr.61/2012, “Pёr akcizat nё Republikёn e Shqipёrisё”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratёs sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisё, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” SA e “SICPA Security Solutions Albania”, sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011”, për shqyrtim e miratim me procedurё tё pёrshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SHTESЁ PЁR NDRYSHIMIN E KONTRATЁS SЁ KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISЁ, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRIVE “SICPA SECURITY SOLUTIONS” SA E “SICPA SECURITY SOLUTIONS ALBANIA”, SH.P.K., PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, DIZENJIMIN, PRODHIMIN DHE NGRITJEN E NJË SISTEMI PËR EMETIMIN, SHPËRNDARJEN, GJETJEN DHE MONITORIMIN E PULLAVE FISKALE E TË PULLAVE TË KONTROLLIT TË BARNAVE, MIRATUAR ME LIGJIN NR.10381, DATË 24.2.2011

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratёs sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisё, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” SA e “SICPA Security Solutions Albania”, sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.201, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËNSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “FURNIZIMI ME UJË I QYTETIT TË DURRËSIT””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËNSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “FURNIZIMI ME UJË I QYTETIT TË DURRËSIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.