Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Gusht 2018:

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E GJENEVËS TË MARRËVESHJES SË LISBONËS PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS DHE TREGUESIT GJEOGRAFIKË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E GJENEVËS TË MARRËVESHJES SË LISBONËS PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS DHE TREGUESIT GJEOGRAFIKË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.55/2015, “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.55/2015, “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në nenin 36, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, fjalët “… data 31 dhjetor 2018 …” zëvendësohen me “… data 31 dhjetor 2019 …”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

VENDIM
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKT LIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në pikën 2, të nenit 89, të ligjit nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kushtet dhe procedurat për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8318, DATË 1.4.1998, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar” për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8318, DATË 1.4.1998, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

Neni 1

Paragrafi i tretë, i nenit 6, shfuqizohet.

Neni 2

Pas nenit 16 shtohen nenet 16/1 dhe 16/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 16/1
1. Në rastet kur në tokat bujqësore në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, objekt i qiradhënies, qiramarrësi kërkon të ndërtojë objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, apo objekte në funksion të agroturizmit, për të cilat kërkohet leje ndërtimi dhe kategoria e resursit ndryshon nga “tokë bujqësore” në “truall”, qiradhënësi mund të japë miratimin, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) Ndërtimi i objekteve të parashikuara në kërkesë të jetë në përputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit të territorit;
b) Sipërfaqja ndërtimore të shërbejë vetëm për objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, të tokës bujqësore, objekt i qiradhënies ose për ngritjen e objekteve ndërtimore në funksion të agroturizmit.
Nuk lejohet në asnjë rast ndryshimi i destinacionit të objektit të ndërtuar sipas këtij ligji.
2. Për sipërfaqen ndërtimore “truall”, të miratuar sipas pikës 1, të këtij neni, aplikohet i njëjti çmim i qiradhënies si për tokën bujqësore.
Neni 16/2
1. Në rastet e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, sipas kushteve të parashikuara në kontratë ose të mbarimit të afatit të qiradhënies, objekti ndërtimor, si dhe çdo investim tjetër i trupëzuar, kalon në pronësi të qiradhënësit, pa shpërblim.
2. Në rastin kur në sipërfaqen ndërtimore dhe/ose në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore parashikohet realizimi i një projekti, investimi apo objekti për interes publik, kompensimi i qiramarrësit për shpenzimet e kryera për objektin ndërtimor, si dhe çdo investim tjetër të trupëzuar, bëhet sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për shpronësimet për interes publik. Masa e kompensimit mbulohet nga entiteti përgjegjës për zhvillimin e projektit, investimit apo objektit që paraqet interes publik.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit.”.

Neni 2

Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje:
“Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë.
Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.
Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 (një milion) lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.”.
Paragrafi i katërt ndryshon me këtë përmbajtje:
“Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.”.
Paragrafi i pestë shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 13, paragrafi i tretë ndryshon me këtë përmbajtje:
“Ministri përgjegjës për financat urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas nenit 12 të këtij ligji.”.

Neni 4

Në nenin 29, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje:
“Gabimet e bëra në të dhëna ose në llogaritjen e masës së shpërblimit, ose ndonjë pasaktësi e dukshme në vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e dëmshpërblimit financiar, mund të rishikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 5

Kudo në përmbajtjen e ligjit, emërtimet “Ministria e Financave” dhe “Ministri i Financave” zëvëndësohen me fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” dhe “… ministri përgjegjës për financat …”.

Neni 6
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.