Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Mars 2017

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.10316, DATË 16.9.2010, “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7764, DATË 2.11.1993, “PËR INVESTIMET E HUAJA””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.10316, datë 16.9.2010, “Për disa shtesa në ligjin nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.10316, DATË 16.9.2010, “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7764, DATË 2.11.1993, “PËR INVESTIMET E HUAJA””

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Në nenin 3 “Dispozitë kalimtare”, të ligjit nr.10316, datë 16.9.2010, “Për disa shtesa në ligjin nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja””, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1.    Afati “… 31 dhjetor 2014” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2018”.

2.    Pas paragrafit të parë shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“Mbrojtje të posaçme shtetërore, sipas parashikimeve të neneve 8/b, pikat 1 e 2, 8/d dhe 8/dh, të këtij ligji, përfitojnë automatikisht dhe pa pasur nevojën e ndjekjes së ndonjë procedure apo marrjes së ndonjë vendimi tjetër edhe investitorët/investimet strategjike, procedurë e  veçantë, që kanë marrë këtë status në përputhje me dispozitat e ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i Ministrave përcakton kufijtë dhe tagrat e zëvendësimit të palëve, në përputhje me nenin 8/b, të këtij ligji.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
ILIR META

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.