Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Shtator 2021:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.99/2021, “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT EFTA – SHQIPËRI NR. 1 I VITIT 2021, MIRATUAR MË 24.6.2021, PËR NDRYSHIMIN E PROTOKOLLIT B TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET SHTETEVE TË EFTA-S DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, LIDHUR ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT TË “PRODUKTEVE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV, DHE NDRYSHIMI I MARRËVESHJEVE PËR BUJQËSINË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS SË ZVICRËS, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ISLANDËS, SI PJESË PËRBËRËSE E SAJ”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, dhe të neneve 8 e 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.99/2021, “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA – Shqipëri nr.1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e Protokollit B të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse e saj”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit e relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA NË LIGJIN NR.99/2021, “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT EFTA – SHQIPËRI NR.1 I VITIT 2021, MIRATUAR MË 24.6.2021, PËR NDRYSHIMIN E PROTOKOLLIT B TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET SHTETEVE TË EFTA-S DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, LIDHUR ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT TË “PRODUKTEVE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV, DHE NDRYSHIMIN E MARRËVESHJEVE PËR BUJQËSINË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS SË ZVICRËS, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ISLANDËS, SI PJESË PËRBËRËSE E SAJ”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.99/2021, “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA – Shqipëri nr.1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e Protokollit B të Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë, ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimin e marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse e saj”, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në titull dhe në nenin 1, të ligjit, pas fjalëve “… Republikës së Islandës …” shtohen “… si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, …”.
Neni 2
Bashkëlidhur ligjit shtohet, si pjesë përbërëse e tij, marrëveshja ndryshuese ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA