Raportim i përditësuar mbi situatën e Covid-19

Në vendin tonë deri më sot (27.04.2020) janë testuar 7401  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 736 raste të konfirmuara
  • 28 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 422 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 27.04.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 302 15 187
Shkodër 105 1 61
Kruja 92 8
Durrësi 42 5 37
Fieri 37 1 27
Kurbin 31
Korça 19 18
Elbasani 18 1 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 1 12
Kavaja 9 3 8
Lushnja 7 1 4
Vlora 5 1 4
Puka 5 4
Mirdita 5 3
Rrogozhina 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakaster 1
Mat 1
TOTAL 736 29 422

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve .

Në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Një pacient 73-vjeçar (H.K) nga Durrësi, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. 29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive.