Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

*Fjala e Kryeministrit Edi Rama në eventin e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror-Davos për t’i dhënë udhë Përshpejtuesit të Konkurrencës dhe Inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, instrumenti i pari i këtij lloji në rajon dhe Europë:

Së pari, do t’i drejtohesha Martinës dhe do ta falenderoja se pa të, ky event nuk do të kishte qenë i mundur, por më shumë se ky event, e gjithë ëndrra që lidhet me këtë instrument të ri, të mrekullueshëm, të akseleratorit, nuk do të kishte filluar që nga këtu, nga Tirana, sëbashku. Gjithashtu do të doja t’i falenderoja shumë edhe anëtarët e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal e të gjithë miqtë tanë nga rajoni.

Më kujtohet në vitin 1995, një radio e madhe amerikane, ndërkohë që po komentonte Marrëveshjen e Paqes në Deyton, tha që e vetmja gjë që Ballkani mund të eksportojë, është në fakt historia. Është diçka që nuk ka qenë e re as për veshët e mi dhe jam i sigurt, nuk tingëllon si diçka e re madje edhe për veshin tuaj, edhe po ta dëgjojmë këtë gjë pas vitit 1995, sepse tashmë, Ballkani Perëndimor është identifikuar për kapacitetet e mrekullueshme për të prodhuar histori e në të njëjtën kohë për in-kapacitetin e tij për t’i tretur këto zhvillime.

Kemi pasur shumë histori, konflikte, vende, ngjarje, por në fakt asnjëra prej tyre nuk ka qenë frymëzuese dhe të gjitha sëbashku kanë riafirmuar dekadë pas dekade, të njëjtin postulat që duket i riduket në shfaqje të ndryshme, por që në thelb mbetet e njëjtë, që historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe i së ardhmes së fëmijëve tanë.

Këtu, ja tek jemi të gjithë sëbashku dhe jam gjithmonë shumë i lumtur të festoj ndryshimet që po bëjmë, për të cilat, unë o dëshiroja të isha pjesë, ndërkohë që nga Berlini, në 2014-n, nën kujdesin e Kancelares Merkel dhe e falënderoj për vizionin, ne kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë sëbashku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për herë të parë, duke i ulur ata rreth një tavoline të rrumbullakët, për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes.

Kjo është diçka që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, por po shohim një punë e cila është në proces e sipër, e cila zhvillohet paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara e që herë pas here rikthehet në të shkuarën, na del përpara në rrugën tonë në formën e politikanëve ose analistëve të së tashmes. Por, pavarësisht nga këto, ne jemi të angazhuar e do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne iu detyrohemi fëmijëve dhe ia kemi për detyrë fëmijëve tanë që ta bëjmë rajonin tonë dhe secilin prej vendeve tona më të mirë sesa është e më të lidhur me Bashkimin Europian dhe me Perëndimin në përgjithësi. Ia kemi për borxh fëmijëve tanë që të kemi një vend të ri në Ballkanin Perëndimor, aty ku cilësia e jetës sonë sëbashku nuk do të matet nga sa shumë ne pajtohemi me të njëri-tjetrin, por deri në çfarë mase ne nuk biem dakord me njëri-tjetrin. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do që ne do të krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë deklarata përpara luftërave, konflikteve, gjakderdhjeve, apo situatave përkeqësuese, por janë në fakt, pjesë e hapësirës ku ne nuk jemi të detyruar që të biem dakord për çdo gjë, thjesht jemi të detyruar të gjejmë një mënyrë për të mos rënë dakord. Sepse, në fund të ditës, cilësia e jetës në shoqërinë tonë, ose në familjen tonë, nuk bazohet në faktin sa shumë biem dakord me njëri-tjetrin, deri në ç’masë, por se si përmes mosmarrëveshjeve ne mësojmë më shumë për njëri- tjetrin dhe fillojmë të kuptojmë më shumë njëri-tjetrin dhe vazhdojmë duke mos pasur asnjë pendesë për të qenit sëbashku. Pra, ja tek jemi këtu dhe më kujtohet viti 2018, kur Martina ka krijuar një hapësirë diskutimi, me shumë xhentilesë, brenda për brenda Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili i ka dedikuar kohën e tij në mënyrë specifike rajonit tonë. E në fakt ka qenë një event shumë i veçantë dhe njëri prej eventeve të ngjashme, sepse sa më shumë që ne kemi folur sëbashku e sa më shumë që rajoni ka treguar shenja të përpjekjeve për synimet e bashkimit për të ardhmen, në këtë mënyrë do të marrim edhe më shumë ftesa. Në fakt kemi një kalendar, i cili është plot me evente të ndryshme, që nga Austria, Greqia, Amerika e nuk e di në sa vende të tjera, ku ne do të shkojmë e do të marrim pjesë e ndërkohë që ne sigurisht edhe po plakemi dhe jemi duke u bërë edhe më tërheqës si rajon.

Këto evente, të cilat Martina i ka përcaktuar tashmë njëra pas tjetrës, kanë qenë shumë të veçanta, jo sepse ne jemi sëbashku, sepse nuk ka asgjë të veçantë lidhur me këtë, por për faktin që ne kemi një angazhim përsa i përket edhe “Fake news”, ose lajmeve të rreme, të cilat janë përhapur në media e nuk është kuptuar se për ç’qëllim të mirë bëhet kjo. Megjithatë dua të them që Forumi Ekonomik Botëror e ka tashmë në agjendën e tij revolucionin industrial të 4-t.  Ky po ashtu është një avantazh që kësaj here, kjo do të ndodhë në çdo vend, nuk ka rëndësi nëse ky vend është i varfër apo i pasur, i vogël apo i madh, më pak apo më shumë i zhvilluar, nëpërmjet mundësive për të bërë këto kapërcime, të cilat na vijnë vetëm nga teknologjia.

Prandaj, ne do të zhvillojë 3 takime njëri pas tjetrit dhe në fund kemi rënë dakord të mblidhemi sëbashku, me mbështetjen e Forumit Ekonomik Botëror dhe të fillojmë me akseleratorin për inovacionin e konkurrueshmërinë. Nuk është një ndërtesë si të themi, nuk është një investim i drejtpërdrejtë në diçka që ne mund ta prekim dhe të themi ja ku është, por është një hapësirë e mendjeve dhe e synimeve dhe bashkëpunimi për të krijuar rrjete dhe për t’u siguruar që në sektorin jo tradicional, siç është teknologjia e re, ne t’ia dalim mbanë me sukses, për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm për ekonomitë tona.

Unë e di që, nëse do të thoja PPP, menjëherë do të kem shumë njerëz, si të thuash, që do të fillojnë të bëjnë zhurmë, që do të fillojnë ta politizojnë çështjen për hir të luftërave apo analizave që do të bëhen për hir të kontradiktave dhe që asnjëherë nuk kanë treguar një vullnet për të kuptuar sa e natyrshme dhe e rëndësishme është që t’i kemi PPP-të si pjesë e përpjekjes sonë të përgjithshme. PPP-të janë ato që do të mbështesin fuqishëm të gjithë ne në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa  të reja për start up-et.

Ndërkohë që jemi duke jetuar në një botë tradicionale, duke pasur parasysh median dhe politikën tradicionale, ndërkohë që po shohim median e re thjesht si një burim shqetësues të lajmeve të rreme, ose të personelit të tyre, pra, jemi si të thuash në një hije, të rinjtë që përdorin Iphone duke krijuar shumë gjëra. Këtë e kemi parë edhe në Shqipëri dhe unë për këtë kam mësuar gjithashtu që të gjithë jeni duke e parë këtë gjë edhe në vendet prej nga vini. Për këtë arsye na nevojitet një platformë që t’i sjellim sëbashku këta fëmijë, na duhet që t’u themi këtyre fëmijëve që ju nuk jeni vetëm, nuk ka kufi. Na nevojitet një platformë e re për të promovuar sukseset që kanë arritur ata e për t’i ngritur ata në një nivel më të ri, për t’ua bërë jetën më të këndshme për shkak të talentit që ata kanë dhe në këtë mënyre ta bëjmë jetën tonë edhe më të lehtë nëpërmjet këtij inovacioni.

Para disa vitesh, unë kam takuar një djalë këtu nga Shqipëria, i cili ishte 20 vjeç. Nuk i kishte kryer studimet, kishte kompaninë e vet dhe kishte 9 veta që punonin për të. Të gjithë më të rinj se ai dhe ai po punonte për Silicon Valley, si një lloj nën kontraktori, por që në fakt po paguhej jashtëzakonisht mirë, sipas standardeve të Shqipërisë, sigurisht, shumë herë më shumë edhe se unë. Kishte në fakt, një pasion të jashtëzakonshëm e me sytë që i shkëlqenin në një mënyrë që dikush mund të thoshte që me të vërtetë ky djalë qenka gati të përqafojë të gjithë botën, por gjëja shumë e thjeshtë ishte që ai arriti deri në atë pikë pa asnjë ndihmë. Sigurisht që nuk është e mjaftueshme që ju të keni kompjuterin, talentin, apo zgjidhjen, por duhet t’ju shtyjë dikush, duhet një kompani e ju duhet një denstinacion ku ju do dini sesi të arrini, duke mos qëndruar i vetëm.

Kjo platformë është diçka shumë e mrekullueshme lidhur me këtë dhe Martina është angazhuar që do të mbështesë jo vetëm pikëfillesën e kësaj iniciativë, por të gjitha përpjekjet. Po ashtu ajo do të na lidhë me burimet më të mira të njohurive, të cilat janë në dispozicion të Forumit Ekonomik Botërore dhe po ashtu të sigurohet që ajo që do të dalë prej këtej, të dalë nga ne.

Kjo platformë do të ketë ndikim në një mënyrë shumë të rëndësishme në cilësinë e ndërveprimit e të dialogut mes të gjithëve ne, duke adresuar thjesht jo vetëm temat klasike, lëvizjen e njerëzve, kufijtë e tarifave pa barriera, siç i kemi ditur qëkur, por duke i adresuar ato në një formë jo tradicionale dhe realiteti që po na del këtu e atje, por që nuk ka pasur një formë organizimi e mbështetje.

Së dyti, është një mundësi e mrekullueshme për të krijuar një qendër koordinimi nëpërmjet rrjeteve të dijeve për ndryshimet strukturore, të cilat janë të nevojshme në mënyrë që të krijojnë hapësirat e dhurua në shtet dhe organizatat, institucionet tona për këtë lloj fluksi të ri produkti.

Së treti, duke krijuar një Këshill Rajonal për Konkurrueshmërinë, ne nuk do të adresojmë thjeshtë vetëm të ardhmen e vetë akseleratorit, por do të adresojmë edhe rezultatet që do të vijnë nga akseleratori për tregjet tona, si dhe për institucionet tona. Do të sigurohemi që do të kemi edhe mjete shtesë, që të kemi një bashkëpunim të specializuar në fusha të ndryshme të ekonomisë.

E së fundi kemi sigurinë kibernetike. Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë, por është edhe një sfidë, e cila nuk do të mund të përballohet vetëm dhe të ndarë nga njëri-tjetri.

Unë e di që është një sfidë edhe për Europën, për BE-në, por fakti që Europa po punon drejt kësaj çështjeje, është shumë i rëndësishëm. Është një arsye shumë e rëndësishme që edhe ne në rajonin tonë të fillojmë të punojmë për këtë çështje dhe të ecim paralelisht, sepse integrimi në BE është një proces që bazohet mbi merita për secilin vend, por konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që Europa si union do të ketë ndaj nesh si individë, do të jetë shumë më shumë herë e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët.

E sa më shumë që ne t’i japim Bashkimit Europian shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme, – në fakt, akseleratori po ndodh këtu  dhe nuk ka ndodhur ende në BE – aq më shumë Bashkimi Europian do të respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë edhe më i qetë në të menduarit dhe konkluzionin për të na futur brenda.

Jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe digjitalizimit të paprecedent të shërbimeve tona. Në vitin 2020, ne do të sigurohemi që të gjitha shërbimet, 95 % e tyre, sepse ka një 5 % që ka nevojë për kontaktin fizik, do të jenë në dispozicion të njerëzve, duke mos patur nevojë që dikush të shkojë fizikisht nëpër zyra, pra, nuk ka nevojë që dikush të presë në radhë, në mënyrë që të marrë kontakt me një zyrtar dhe të presë një përgjigje. Gjithçka do të jetë online.

Po ju jap një shembull. Karta Shëndetësore ka qenë diçka e re që ne e kemi prezantuar para disa vitesh. Ne menduam se ishte diçka e thjeshtë, ku ju duhej të shkonit në qendrën bazë shëndetësore dhe do të duhet ta merrnin atje. E në fakt kemi patur rreth 30 mijë  karta shëndetësore vjet. Është një shifër, e cila po rritet vetëm nga janari deri më tani dhe falë shërbimit online, ku njerëzit nuk kanë patur nevojë të shkojnë nëpër zyra. E siç e dini ju në Ballkan, ne jemi kaq të mirë për të larë makinat tona 100 herë në ditë, por në fakt nuk kujdesemi shumë për trupin tonë. Ne mendojmë që kjo “makinë” që lëviz trupin dhe trurin tonë nuk ka nevojë të kujdesesh për të, kurse në fakt, makinat që na jepen nga Mercedes ose Fiat, ne gjithmonë kujdesemi për to.

Më shumë se 50 mijë karta shëndetësore janë lëshuar deri tani, në Shqipëri, pra, pothuajse dyfishi dhe ato janë dhënë në më pak  se dy muaj. E ky ishte vetëm një shembull. Nuk ka patur asnjë problem të asnjë lloji, thjesht aplikoni dhe e merrni në shtëpi. Kjo do të jetë për të gjithë sektorët dhe do të jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit, ndaj mitmarrjes dhe parazitëve të institucioneve publike që duhet t’ju shërbejnë drejtpërsëdrejti njerëzve.

Do të doja t’u falënderoja edhe njëherë që erdhët. Ndoshta duket si ekzagjerim, por nuk është i tillë, edhe një herë do të falënderoj Martinën. Tashmë e kam përmendur 5 herë  dhe do ta them edhe të 6 herë.

Do të falënderoj edhe Këshillin Rajonal për Bashkëpunim. Do të falënderoj  vëllezërit e motrat nga Kosova dhe partnerët tanë nga Bosnja.

Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë në të gjitha nivelet, pa patur asnjë paragjykim dhe pa patur asnjë mendim tjetër nga pas. Ne e i dimë mosmarrëveshjet, por dimë po ashtu sa gjëra të përbashkëta kemi me njëri-tjetrin dhe sa gjëra mund të bëjmë duke qenë sëbashku me njeri-tjetrin , duke luftuar për njerëzit tanë.

Unë e di që sa më shumë jemi bashkë, sa më shumë të mira të bëjmë për njerëzit, ne do të jemi në një vend më të mirë, po ashtu, për të zgjidhur dhe mosmarrëveshjet, madje dhe ato që janë shumë të mëdha. Jam shumë i sigurt, sepse ne fillojmë ta njohim njëri-tjetrin, fillojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin, fillojmë ta bindim njëri-tjetrin dhe miqtë.

E shkuara është e shkuar. Duhet sigurisht ta trajtojmë të shkuarën, por nga ana tjetër do të duhet të shkojmë përpara. Do të duhet të mendojmë për fëmijët tanë dhe do të duhet të mendojmë se si do të na shohin ata. Nuk është se jemi më të mirë se prindërit, baballarët, gjyshërit tanë, të cilët kanë marrë pjesë në luftëra, por ata nuk kanë qenë në pozicionin që jemi ne. Nuk kanë patur një BE, e cili po priste për ta, nuk kanë patur lirinë për të zgjedhur, nuk kanë patur fatin në duart e tyre. E kjo ka ndodhur për shekuj e shekuj, duke qenë të rrëmbyer nga politikat e kohës. Tani, ne e dimë se kemi vetëm një drejtim, Bashkimin Europian. Kemi një superpower përtej oqeanit, pra, duhet të shkojmë përpara.

Për herë të gjashtë falënderoj Martinën dhe ju falenderojmë Zoti ambasador që keni qenë këtu, për të dëshmuar këtë pjesëmarrje dhe për të na dhënë mbështetjen e BE-së për të gjitha këto iniciativa.

Urimet e mia më të mira për këtë Shtëpi, kaq të bukur, të Europës, të cilën unë e shoh për herë të parë. Shoh që këtu ka edhe një lloj kopshti të bukur, pra, nuk është se ka shumë vend për të vrapuar, sepse ju thjesht hyni dhe gjeni vendin tuaj, por unë do ta sjell djalin tim të vogël. Ai duhet të fillojë të vijë e të kuptojë se çfarë është BE-ja, sepse duhet t’i hedhim hapat me kujdes në mënyrë që të mos i shqetësojmë të tjerët. Ju falënderoj për këtë gjë!

Faleminderit shumë zonja armike që ardhur këtu si mike! Të gjithë armiqtë e mëparshëm mund të kujtojnë të shkuarën, por duhet të shohin tek e ardhmja.

Faleminderit!

*Përkthim simultan

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.