Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Tre bashkitë veriore ajo e Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Mirditës brenda vitit lidhen me një rrugë të standardeve europiane. Rruga Fushë Arrëz – Rreps ishte totalisht e rrënuar në të 37 kilometrat e saj dhe gropat e pluhuri e kishin kthyer lëvizjen në një kalvar për 50 mijë banorët e kësaj zone. Rindërtimi kap vlerën e 924 milionë lekë.

Rruga, tha Kryetari i Bashkisë, po ndërtohet me standarde të larta që siguron jetëgjatësinë e saj. “Rruga lidh tre bashki, Furrë-Arrëzin, Pukën dhe Mirditën për një popullsi 50 mijë vetë. Ato që ke premtuar i ke bërë dhe ka një jetëgjatësi jo më pak se 30 vjet.”

Drejtuesi i punimeve tha se brenda vitit rruga mbyllet deri në Rreps.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.