Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

* * *

Drejt një Shërbimi Universal, Modern dhe sipas Standardeve të BE-së Gjatë periudhës 2019–2026, sektori i ujit në Shqipëri ka kaluar një proces të thellë transformimi, ku reformat strukturore dhe investimet e mëdha kanë synuar, jo vetëm përmirësimin e shërbimit, por edhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Përmes procesit të rajonalizimit, struktura e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve u konsolidua nga 58 njësi në vetëm 14 shoqëri rajonale, me synimin për të rritur efikasitetin operacional, për të forcuar kapacitetet menaxhuese dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit. Në të njëjtën linjë, është intensifikuar ndjeshëm edhe investimi në infrastrukturë, ku mbi 35 miliardë lekë janë kanalizuar në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjeteve të ujësjellësit, sistemeve të kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit në të gjithë vendin. Këto investime janë materializuar në mbi 200 projekte të përfunduara dhe më shumë se 80 projekte në zhvillim, duke sjellë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së shërbimit dhe mbulimit territorial.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.