Regional Challenge Fund (RCF), i mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me një financim prej 64.43 milionë €, dhe nga Qeveria Zvicerane me një financim prej 9.7 milionë CHF, ka shpallur Thirrjen e Tretë për projekt-propozime. RCF synon të mbështesë investimet në pajisje trajnimi, infrastrukturë dhe programe trajnimi profesional.
Kjo thirrje është e hapur deri më 7 Korrik 2023, dhe përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Gjatë dy thirrjeve të mëparshme, u pranuan mbi 300 Shprehje të Interesit nga të cilat u përzgjodhën 63 prej tyre, me një mbështetje prej rreth 27 milionë Euro.
Procesi i aplikimit përfshin dy faza: dorëzimi i parë i Shprehjes së Interesit, i ndjekur nga një aplikim i plotë nga konsorciumet.
Për më shumë informacion mbi kriteret e përzgjedhës, procedurat e aplikimit dhe detajet e tjera relevante, ndiqni Udhëzimet për Thirrjen e Tretë për projekt-propozime, si dhe linkun më poshtë:
https://rcf-wb6.org/announcement-of-the-third-call-for…/