Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
* * *
Performanca e mbledhjes së të ardhurave vijon trajektoren pozitive. Gjatë gjashtëmujorit të parë Janar-Qershor 2026, të ardhurat buxhetore u realizuan mbi plan, ndërsa shpenzimet dhe investimet publike u rritën krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këta tregues pasqyrojnë një administrim fiskal të qëndrueshëm dhe angazhimin për të mbështetur investimet publike, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ecuria e mbledhjes së të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, është si më poshtë:
Të ardhurat totale buxhetore
410.6 miliardë lekë – 44.5 miliardë lekë ose 12.2 % më shumë se 6 mujori i parë 2025- realizim 105 % të planit të periudhës 2026
Shpenzimet e përgjithshme publike
357.8 miliardë lekë – rreth 24.8 miliardë lekë ose 7.5% më shumë se 6 mujori i parë 2025 – realizim 97.4% të planit të periudhës 2026
Shpenzimet për investime publike
36.8 miliardë lekë shpenzimet kapitale për 6 mujorin e parë 2026 – rreth 3.4 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se e njëjta periudhë 2025 – realizim 103.8% e planit të periudhës 2026.
Ndër të tjera, treguesit e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 konfirmojnë ecurinë pozitive të të ardhurave nga puna dhe kontributet shoqërore. Rritja e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe nga sigurimet shoqërore e shëndetësore reflekton zgjerimin e punësimit formal, rritjen e të ardhurave të deklaruara, si edhe përmirësimin e administrimit fiskal. Performanca mbi plan dëshmon një ekonomi më të formalizuar dhe një bazë më të gjerë tatimpaguesish e kontribuuesish, duke forcuar qëndrueshmërinë e financave publike.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale
47.6 miliardë lekë
6.8 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025
6.3 miliardë lekë ose 15.4% më shumë se plani për 6 mujorin 2026
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
99.2 miliardë lekë
11.6 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se gjashtëmujori 2025
realizim prej 102.8% të planit të periudhës 2026