Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po shndërrohet nga dita në ditë, në destinacionin e preferuar të pushuesve nga mbarë bota, që nxit kuriozitetin e eksplorimit të natyrës dhe ofron surpriza arkitekturore të vendeve historike.

Revista prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull special turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si një nga zgjedhjet më të mira për pushime këtë verë.

“Algavre apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Harroni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni këto perlë të fshehura bregdetare” – shkruan artikulli, duke ftuar lexuesit të eksplorojnë alternativa më autentike dhe më të përballueshme, në Europë.

“Nga kishat bizantine të Ohrit te rrugicat plot gjallëri të qytetit të vjetër të Sozopolit – Europa Lindore është e mbushur me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe kulturën.  Të arrish në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më e lehtë gjithashtu – rreth 1,500 fluturime direkte nisen çdo javë nga aeroportet britanike drejt Europës Lindore, sipas të dhënave të OAG, shumica prej tyre janë më pak se tre orë të gjata, me linja buxhetore si EasyJet, Ryanair dhe Wizz Air.” – thuhet në nisje të artikullit, – teksa nga 10 destinacionet e përzgjedhura nga gazetarja Elise Morton, katër prej tyre ndodhen në Shqipëri, si dëshmi të kombinimit të bukurive natyrore dhe kulturës. Mes tyre spikasin:

“Ishujt e Ksamilit, Shqipëri. “Perla Joniane” e Shqipërisë ndodhet vetëm pak larg ujërave nga ishulli grek i Korfuzit. Katër pika idilike në Shqipërinë jugore, Ishujt e Ksamilit janë një parajsë me rërë të bardhë që në masë të madhe i kanë shpëtuar vëmendjes së pushuesve ndërkombëtarë. Ato mund të arrihen vetëm me një udhëtim me varkë 30 minuta. Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit në breg dhe të përfitojnë për të vizituar gjithashtu vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Butrintin, një park kombëtar dhe qytet antik me rrënoja që datojnë që nga shekulli i 7-të para Krishtit.” – përshkruhet në artikull.

“Dhërmi, Shqipëri. Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare duke pushuar në plazhin e Dhërmiut – shpesh i përmendur si më i miri në vend. Rrëzë maleve madhështore rrethuar nga guralecë të bardhë që shkëlqejnë dhe të lagur nga uji i detit Jon, ky vend ofron gjithçka: nga shezllonet për relaksim te restorantet buzë detit ku shërbehet peshk i freskët dhe sallata plot shije mesdhetare.

Gjatë një shëtitjeje në shëtitoren bregdetare apo në lagjen e vjetër të fshatit Dhërmi. Nëse kërkoni një plazh më të paprekur dhe një përvojë më të egër të bukurisë natyrore shqiptare, zhvendosuni pak më në jug – drejt plazhit të Gjipesë.” – sugjerohet më tej për lexuesit.

Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria – është një tjetër pikë interesante. – Nuk ka vijë bregdetare? Nuk ka problem. Liqeni me të njëjtin emër, që shtrihet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Europës, dhe një destinacion magjepsës për te pushuar. Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbla (ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante), bëni një shëtitje në shëtitoren buzë liqenit dhe rrugicat me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO. Këtu do të përjetoni një pamje të liqenit që shpesh quhet “Galapagosi Europian”, falë biodiversitetit të dendur, ndërkohë që do të përjetoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine. “ – thuhet në artikull.

Liqeni i Shkodrës, Mali i Zi – Shqipëri, – i cili përshkruhet si mbresëlënës. “Riviera e Malit të Zi është mbresëlënëse, por ky vend nuk ka ekskluzivitetin e plazheve të mrekullueshme. Liqeni i Shkodrës liqeni më i madh në Europën Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur shtrihet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku njihet si Liqeni i Shkodrës. Male gëlqerore të thepisura ngrihen mbi këneta të gjera, manastire të vjetra, xhami historike, ishuj të vegjël dhe gjire të fshehura. Për të kombinuar aktivitete si kajak, degustim vere dhe vëzhgim shpendësh me pak pushim të qetë, drejtohuni në plazhin e Muriqit, në anën malazeze të liqenit. Aty do të gjeni ujëra të kthjellëta, një kafene që shërben peshk të freskët nga liqeni… dhe kaq.  Thjesht një mrekulli. “ – përshkruhet ndër të tjera në artikull.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.