Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Familja e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës Vitin e Ri 2019 do ta presë në shtëpinë e re, ndërtuar nga e para në më pak se dy muaj.

Në fillim të nëntorit Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu panë nga afër situatën mjaft të vështirë ku jetonte familja Shabaj, në një shtëpi të rrënuar, ndërsa sot, në vigjilie të ndërrimit të viteve, ajo gëzon hapësirat dhe arredimin komod me ambientet e përshtatshme edhe për fëmijët e vegjël, që ndonëse larg luksit të qendrave të banuara, shkëlqejnë në shkollën e tyre me përgatitjen mësimore. “Ajo që desha unë ishte që të realizohej për Vit të Ri, u realizua,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama, duke uruar familjen e Vullnetit për një vit të gëzuar.

Kryefamiljari, ashtu si dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të lumtur për këtë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre dhe të 7 fëmijëve që do të rriten në shtëpinë e re.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.