Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama në Kuvend për situatën e krijura nga reshjet në vend:   

 

Siç e kemi paralajmëruar përpara disa ditësh, këto përmbytje janë të parashikuara. Duke qene se kemi pasur disponim mbi parashikimet, kemi marrë çdo masë të mundshme në të gjitha aspektet, për ta përballuar këtë vështirësi. Kjo nuk është një vështirësi që përballohet me teatër dhe me shfaqje filmash nëpër rrugë.

Të gjitha forcat e organizuara të emergjencave, të ushtrisë, policisë, prefektët dhe strukturat e pushtetit vendor pa dallim, janë të angazhuara.

Edhe përsa i përket aspektit të shërbimit shëndetësor, aty ku ai shërbim është i disponueshëm, është në gatishmëri të plotë.

Ne jemi në gatishmëri prej më shumë sesa një jave, pasi i kemi marrë të gjitha parashikimet përkatëse, nga institutet përkatëse, lidhur me situatën e pritshme.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.