Thirrja i drejtohet kryesisht administratave të qyteteve që janë të gatshme të punojnë me qytete të tjera evropiane për të zhvilluar dhe zbatuar Plane Veprimi të Integruara për t’iu përgjigjur sfidave të tyre lokale.
Qytetet dhe organet e tjera publike nga Shtetet Anëtare dhe Shtetet Partnere (Norvegjia dhe Zvicra) të Bashkimit Evropian, si dhe vendet që përfitojnë nga Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimi IPA (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) kanë të drejtën për të marrë fonde për pjesëmarrjen e tyre në Rrjetet e Planifikimit të Veprimit.
Në infograf gjeni thirrjen me pak fjalë.
Zbuloni më shumë mbi thirrjen duke klikuar këtu (https://urbact.eu/get-involved).
Mirëpresim aplikimet tuaja!