Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

THIRRJE PËR OFERTË NË KUADËR TË ZBATIMIT TË PROJEKTIT “SA SKILLS”

 

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, në cilësinë e Partnerit Zbatues 4 (PP4) në kuadër të projektit “High LEVEL and market-respondent Competences for a Blue and Digitalized Smart and Skilled South Adriatic” – SA SKILLS, me nr. reference SA-0200142, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, shpall thirrjen për procedurën e prokurimit me objekt:

“Ekspertizë e jashtme për koordinimin e paketave të punës (WP2 dhe të tjera) dhe facilitimin e aktiviteteve të Ekonomisë Blu, duke përfshirë qeverisjen dhe harmonizimin e politikave për projektin ‘SA SKILLS’, në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic 2021–2027”.

Qëllimi i kësaj kontrate shërbimi është sigurimi i një ekspertize të jashtme të specializuar për mbështetjen e Agjencisë në zbatimin e aktiviteteve që lidhen me qeverisjen e Ekonomisë Blu, harmonizimin e kualifikimeve, zhvillimin e kuadrit të kompetencave, integrimin e rezultateve në politika dhe programe, koordinimin me aktorët përkatës, kapitalizimin e rezultateve dhe përgatitjen e përmbajtjes së strukturuar për platformën digjitale të projektit SA SKILLS.

Procedura e prokurimit zhvillohet sipas rregullave të zbatueshme të PRAG për kontratat e shërbimit të financuara nga Bashkimi Evropian.

 

  • Referenca e procedurës: SASPAC-SKILLS-SRV-004
  • Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi me çmim global
  • Vlera maksimale e kontratës: EUR 170,000, pa TVSH/taksa indirekte, kur aplikohen
  • Vendi kryesor i zbatimit: Tiranë, Shqipëri
  • Gjuha e ofertës: Anglisht
  • Afati i zbatimit: nga nënshkrimi i kontratës nga pala e fundit deri më 31 dhjetor 2027
  • Afati për dorëzimin e ofertave: 12 qershor 2026, ora 16:00, ora lokale

 

Ofertat duhet të dorëzohen në përputhje me Udhëzimet për Ofertuesit, duke përdorur sistemin me dy zarfe të veçanta, për ofertën teknike dhe ofertën financiare.

Dorëzimi i ofertave me e-mail nuk lejohet.

Dokumentacioni i plotë i tenderit përmban Udhëzimet për Ofertuesit, Njoftimin e Kontratës, Draft-Kontratën, Termat e Referencës, Organizimin dhe Metodologjinë, Formularin e Buxhetit, Tabelën e Përputhshmërisë Administrative, Tabelën e Vlerësimit, Formularin e Paraqitjes së Ofertës dhe Deklaratën e Nderit mbi kriteret e përjashtimit dhe përzgjedhjes.

Të gjithë ofertuesit e interesuar ftohen të konsultojnë dokumentacionin e tenderit dhe të paraqesin ofertën e tyre brenda afatit të përcaktuar.

 

*Dokumentacioni mund të aksesohet në linkun e mëposhtëm:

https://www.filemail.com/d/aeewtxgvxczzqql

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.