Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të Programit IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020 (financuar nga BE), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri) në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Kosovë) dhe Delegacionin e BE në Shqipëri, fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

 

– Drejtues i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020, pozicionuar në Lezhë, Shqipëri

 

Procedura e Aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europassnë anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës;
  • Certifikatë Familjare;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Aplikantëve do t’u kërkohet të kenë:

  • Njohuri të mira për Programin IPA BNK Shqipëri-Kosovë:

http://albaniakosovocbc.org/the-programme/

  • Njohui të përgjithshme mbi rregullat e Prag-ut:

https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki

  • Njohuri të mira të Kodit Shqiptar të Punës:

https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0

 

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 23.09.2022ora 14:00, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Kryeministria) Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri.

 

Subjekti: Aplikim për pozicionin “Drejtues i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020″.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.