Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të Projektit EUSAIR Facility Point i financuar nga Programi Interreg ADRION 2014 – 2020, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

 

  • Nënpunës i Zyrës Facility Point, pozicionuar në Tiranë.

 

Procedura e Aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europassnë anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës
  • Certifikatë Familjare
  • Dëshmi Penaliteti
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, librezë pune, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  11.04.2022ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Kryeministria), Bulevardi: “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Shqipëri.

Subjekti: Aplikim për pozicionin “Nënpunës i Zyrës Facility Point për Projektin EUSAIR″.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.