Në kryeqytet u çel edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Bread & Heart”, një aktivitet unik i Shqipërisë Europiane që mbledh mbi 600 arkitektë, urbanistë, zhvillues dhe profesionistë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika Latine. Festivali shërben si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave, diskutimin e sfidave të zhvillimit urban dhe social, si dhe për formulimin e ideve dhe politikave në mbështetje të transformimit të mëtejshëm të Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e arkitekturës si një instrument që shkon përtej ndërtimit të objekteve fizike, duke ndikuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë dhe duke vënë në dukje rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.
***
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë të gjithëve!
Ky është edicioni i dytë i festivalit “Bukë e zemër’’, i bërë me shumë kujdes. Ndërkohë që merresha me të tjera gjëra, ju kërkova bashkëpunëtorëve të mi që të më bënin një fjalë dhe kuptova që ishte tejet e gjatë dhe ishte gjëja e fundit që do të prisnit prej meje.
Mendoj që e kam thënë ç‘kam pasur e ç‘kam për të thënë dhe ju e dini besimin që kam unë tek arkitektura, tek bindja që arkitektët janë “foshnjat e privilegjuara të Zotit” dhe të vetmit mes njerëzimit që iu është dhënë nga Zoti mundësia të “luajnë” Perëndinë, sepse të gjithë të tjerët kanë nevojë për arkitektët që të jetojnë jetët e tyre e që të ndërtojnë botën e tyre.
Nuk do të ishim dot këtu përreth kësaj hapësire, nëqoftëse pas kësaj nuk do të ishte një arkitekt dhe nuk do të jetonim në një qytet nëqoftëse nuk do të kishte arkitektë pas tij.
Kështu që për mua, kjo është një arsye shumë e fortë për t’i besuar arkitekturës si diçka që shkon shumë përtej ndërtesave, shumë përtej materialeve, shumë përtej asaj çfarë shohim në fund si prani fizike sepse ajo ka të bëjë me përfytyrimin se si njerëzit mund të jetojnë ndryshe e si të mund të bashkëjetojnë ndryshe.
Donim të sfidonim veten dhe të gjithë ju, duke zgjedhur një temë që për fat të keq, përdoret gjithmonë për tu përballur me arkitektët, për tu përballur me zhvilluesit, për tu përballur me energjitë e imagjinatës dhe të kurajës për të ndërtuar realitete të ndryshme. Përdoret për tu përballur e për t’iu kundërvënë si të ishin njerëz që vinin nga ana negative e jetës dhe kjo është tema e natyrës, mjedisit dhe peizazhit.
Kjo na sfidon ne dhe ju për të ndihmuar, për të kuptuar më mirë dhe kjo do të thotë, të përpiqemi po ashtu të kuptojmë kufijtë tanë, kufijtë tuaj dhe ndërkohë, të rrekemi të dëgjojmë njëri-tjetrin për mënyrat se si mund t’i tejkalojmë këto kufij; si mund të hedhim hapa të mëtejshme për të provuar se ruajtja e natyrës nuk është në asnjë kohë e askund, një qëndrim që nënkupton apo që është njësoj me mos zhvillimin.
Ruajtja e natyrës mund të ketë të bëjë dhe duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin, në harmoni me natyrën. Jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve, por edhe për t’i vendosur njerëzit në shërbim të natyrës.
Shumë e lehtë për tu thënë sesa për tu bërë, sigurisht, por gjithmonë kujtoj diçka që më është thënë nga një njeri shumë i çmendur i cili nuk është arkitekt, nuk është artist, që filloi si biznesmen i suksesshëm në Francë, pastaj u zhvendos në Amerikën Latine sepse ishte i fiksuar pas shërimit të komuniteteve.
Një fjalë prej tij që nuk e harroj kurrë dhe që është shumë sfiduese ishte ‘’e qëndrueshmja nuk është aspak korrekte në raport me brezat e ardhshme. Çfarë është korrekte në raport me ta, është ajo çfarë është korrekte në raport me natyrën, që është politikat rigjeneruese, një qëndrim i ripërtërirë në raport me mjedisin, zhvillime rigjeneruese përmes arkitekturës dhe planifikimit”.
Pra si të shkojmë nga të qenit i qëndrueshëm tek të qenit rigjenerues, ripërtëritës; si të bëjmë që të mos mendojmë thjesht ‘’po, na duhet të presim ca pemë e të mbjellim ca peme, po jo këtu, po diku tjetër’’ dhe si t’i bëjmë të dyja, të ndërtojmë e të mbjellim? T’i bëjmë njerëzit të ndihen të ftuar, të mirëpritur në natyrë. Të mos u themi që ‘’nëse doni të jetoni me natyrën, nëqoftëse doni të jetoni në peizazhe të ndryshme, duhet të largoheni në mbrëmje, sepse mund t’ju hanë ujqërit’’. Jo. Mund edhe të flini aty në mbrëmje, mund të zgjoheni po kështu në mëngjes e të punoni aty. Mund të ftoni njerëz aty.
Tani po i hyj zonës së rrezikshme të fjalës sime që rrezikon të bëhet e gjatë, por kjo është pak a shumë fryma. Më pëlqen shumë kur fryma nuk është e përcaktuar qartë nga fjalët dhe ku në një mbledhje si kjo, ndihmojmë njëri-tjetrin për të gjetur fjalë pas fjale, imazh pas imazhi, histori pas historie, diçka që ka kuptim për të gjithë ne së bashku.
Ajo çfarë më duket e jashtëzakonshme sot edhe më shumë se sa vitin e kaluar, nuk është se kemi një numër më të madh arkitektësh, profesionistësh që vijnë në këtë festival. Ja pse Adës dhe Adelinës iu desh të krijonin hapësira të tjera dhe njerëzit janë ulur dhe mund te flasin, por ka të bëjë me faktin se këtu nuk kemi vetëm ca arkitektë të mëdhenj, i kemi dhe ata, por arkitektë që vijnë nga te gjitha anët; nga Europa në Kinë, nga SHBA në Amerikën Latine dhe është nder i madh për mua, që kam sot këtu dikë që edhe në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mendoja dot se do ta shihja të vinte këtu, thjesht për të nderuar diçka që po bëjmë me arkitektë të tjerë: Santiago Calatrava.
Është po kështu shumë një përulësi shumë e madhe që të pres Pier nga “Herzog & de Meuron”, por nuk po kërkoj që ta duartrokisni ‘’sepse nuk e meriton’’, jo nuk e meriton sepse ndryshe nga maestro Calatrava i kam rënë pas “Herzog & de Meuron” për kaq gjatë, ashtu siç në fakt iu kam rënë pas dhe disa të tjerëve prej ju për një kohë të gjatë dhe nuk kam marr asnjë email “jo, faleminderit”.
Arsyeja përse ndihem i përulur që Pier është këtu është sepse përfaqëson një nga praktikat më të shkëlqyera në botën e sotme por arsyeja pse nuk dua që ta duartrokisni është ky “inati” që kam, që ajo që do bëja dot unë e beri një zhvillues, solli këtu Pierin. Dhe është e jashtëzakonshme sepse kur ju trembem zhvilluesve dhe dua t’ju them, dëgjo nuk e ndërtoni dot këtë projekt, është e pamundur. Ju them, mundeni por në sillni këtu Ricardo Bofill ndjesë pastë, më sillni këtu “Herzog & de Meuron”, dhe pa gjejeni, këta janë njerëzit që s’janë përgjigjur asnjëherë emaile-ve të mia.
Dhe pastaj shoh foto të këtyre njerëzve që shkojnë atje vetëm se janë të detyruar të shkojnë dhe bëjnë “selfie” me këto figura të shkëlqyera me të cilat kam ëndërruar t’i shoh drejtpërdrejtë, personalisht.
Është e jashtëzakonshme e gjitha kjo, për këtë por edhe për zhvilluesit. Është diçka që ka të bëjë me të punuar me ta, por edhe me zbutjen e tyre, t’i përdoresh ata, por gjithashtu edhe të janë në vendet ku duhet të përdoren si duhen dhe në mes të kësaj natyra, në mes të kësaj janë ato parcelat, trualli që duhet ndërtuar siç e quani, ka shumë gjëra të tjera që lidhen me to.
Dhe duke ju falënderuar shumë me mirënjohjen më të thellë që i keni besuar këtij projekti ose kësaj ëndrre, ose kësaj përpjekjeje quajeni si të doni, jeni këtu dhe e di që në fillim, në udhëtimin e parë erdhët sepse ishit kureshtar të më shihnit mua, ndërkohë tani nuk ju duhem më se tani është Shqipëria që ju bën të ktheheni!
Fjala ime e fundit që e kam ndarë me disa prej jush, por jo me të gjithë, është që gjatë gjithë karrierës time kam marr sulme dhe disa komplimente. Sigurisht që kjo natyrisht nuk i kundërvihet nderit të madh që ti merr nga njerëzit që të votojnë e të sjellin këtu sepse të japin privilegjin t’i bësh gjërat realitet, të ndryshosh realitetin, të shohësh një shkollë aty ku nuk ka patur një të tillë, të shohësh një spital aty ku nuk ka pasur një të tillë, të shohësh shtëpi aty ku tërmeti i fshin të gjitha dhe t’i shohësh këta njerëz të hyjnë në këto shtëpi dhe kur sheh këto momente i thua vetes punë e madhe fort për sulmet, ia vlejnë, ja vlen t’i përballosh e t’i durosh sepse politika kur përdoret në mënyrën e duhur është e jashtëzakonshme. Pra nuk flas për këtë, flas për komplimentet nga njerëzit.
Dua të ndaj me ju komplimentin më të mirë, më të madh që më kanë bërë dhe që do më bëjnë ndonjëherë nga një udhëheqës i madh në një vend shumë të pasur jashtë Europës, po ashtu edhe ai shumë i apasionuar pas arkitekturës, por natyrisht me shumë para për t’i bërë gjërat.
I dërgova pamje nga festivali i parë “Bukë e Zemër” edhe me disa prej punëve tuaja. Zakonisht është njeri shumë i zënë edhe përgjigjet vetëm me ikona, me zemra, me buzëqeshje, me duartrokitje, me shenjen që përfaqëson falënderimin, pra nuk flet fort, për të thënë të vërtetën. Ishte një nga mesazhet më të gjata që mora prej tij që thoshte “Uau, Shqipëria! Vëlla, vërtetë duhet të ulemi një ditë dhe duhet të më tregosh se si e bën të gjithë këtë pa para”. Faleminderit shumë!