Shkolla “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull të Durrësit është ngritur nga themelet pas dëmtimit rrënues të tërmet një vit më parë. Sot ajo është më e fortë, më e mirë dhe më e bukur se ajo shkolla e mëparshme. Në Durrës janë më shumë se 30 shkolla që po ndërtohen me dhe standarde shumë më të larta se godina që u rrënuan 26 nëntorin e kaluar.
530 nxënësit e shkollës “Vëllezërit Haradinaj”, sot arsimohen në një shkollë me kushte të njëjta me nxënësit e çdo vendi europian, u shpreh Kryeministri Rama teksa pa ambientet e kësaj shkolle. Ndërkohë “sfida juaj është ta mirëmbani”, iu drejtua nxënësve e mësuesve.
Shkolla është e pajisur me bibliotekë, laboratorë dhe ambiente sportive konform çdo standardi europian. “E gjithë shkolla ka sistemin e ngrohjes me kaldajë, ndërsa pajisjet janë të gjitha moderne. Në këtë objekt kemi 23 klasa dhe 4 laboratorë”, – tha kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.
Procesi i rindërtimit vijon me ritme të larta për të përfunduar jo vetëm shtëpitë individuale, por edhe objektet arsimore në të gjithë vendin. Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahemtaj tha se shkolla “Vëllezërit Haradinaj” është “një nga 155 shkollat që do ndërtojmë me donatorët dhe nga burimet e brendshme. Të tilla dorëzojmë brenda 31 dhjetorit mbi 30 shkolla dhe deri në fund të janarit do t’i kemi dorëzuar të gjitha shkollat jashtë Bashkisë së Tiranës”.